Doganat e vendit kanë pësuar një rokadë sa i përket drejtuesve të tyre ndërsa mësohet se një pjesë e drejtorëve janë shkarkuar dhe janë gjetur zëvendësuesit e tyre të rinj.
Nuk ka informacione rreth arsyeve që kanë çuar në një vendimmarrje të tillë, ndërsa mësohet se në doganën e Tiranës është shkarkuar drejtori Skerdi Rama dhe në vend të tij është emëruar, Julian Mehja.
Pikën Kufitare të Kapshticës do ta drejtojë, Rubin Shehu, ndërkohë ndryshime janë bërë edhe në Doganën e Kakavijës pasi është larguar nga detyra Julian Çollaku.
Në Doganën e Bllatës do të jetë drejtor Bardhyl Dervishi ndërsa në Shëngjin, Artan Sulejmani. Në Rinas postin e rëndësishëm nga sot mban Artan Biçpremti.
Në total janë ndryshuar plot 6 drejtorë, dhe si me një të rënë të lapsit, pa asnjë komunikim zyrtar dhe njoftim për arsyet pse merret një vendim i tillë, llogaritur fakti mbi kriteret e zgjedhjes së drejtorëve të rinj, bëhet edhe kjo rokadë e heshtur në pozita mjaft të rëndësishme shtetërore.