Teuta fiton Superkupën e Shqipërisë duke mposhtur në finalen e luajtur në “Elbasan Arena” kampionët e Shqipërisë Tiranën me rezultatin 1-2.
Kampionët e Shqipërisë nuk do të kenë titullarë Erjon Hoxhallarin dhe Elton Kalenë për shkak dëmtimi në ndeshjen me Crvena Zvezdën. Tekniku Egbo do të zëvendësojë Hoxhallarin në krahun e majtë të mbrojtjes me Ismajlgecin. Titullar do të jetë dhe Ardit Toli, ndërsa Grent Halili merr vendin e Kalesë. Mesfusha mbetet e njëjta me Bathën dhe Çelhakën, kurse Torasa merr rolin e organizatorit. Në krah ai do të ketë Uinful Kobinanë.
Porta, mbrojtja dhe mesfusha mbeten të pandryshuar nga takimi i fundit kundër Beitar Jeruzalemit në “Niko Dovana”. Për sa i përket sulmit, Rubin Hebaj e nis si titullar.
SUPERKUPA E SHQIPËRISË
Stadiumi “Elbasan Arena”
Ora 20:00
FT: TIRANA-TEUTA 1-2
Vrapi 75′ / Hebaj 22′, 33′