Tre persona të armatosur, të maskuar dhe me veshje ushtarake kanë djegur mbrëmjen një flamur grek në zonën e Ksamilit.
Videoja është shpërndarë nga mediat lokale në Sarandë dhe pretendohet se është realizuar mbrëmjen e sotme.
Teksa dy prej tyre mbajnë flamurin kombëtar shqiptar, një i tretë i hedh benzinë flamurit grek dhe më pas i vë flakën.
“Mesazh për grekët nga Jugu i Shqipërisë, deti është i joni”, shkruhet në mesazh mbi video.
Ngjarja vjen teksa ditët e fundit kanë shpërthyer debatet për çështjen e zgjerimit të hapësirë detaje nga Greqia me 12 milje.