BallinaBotaPresidentja e Madridit: Ka të ngjarë që të gjithë nxënësit që kthehen...

Presidentja e Madridit: Ka të ngjarë që të gjithë nxënësit që kthehen në shkolla të infektohen

spot_img
spot_img

Të gjithë fëmijët që rikthehen në shkolla ka të ngjarë që të infektohen me koronavirusin.

Kështu është shprehur ditën e sotme presidentja e Madridit, zona në Spanjë më e goditur nga pandemia.

Isabel Díaz Ayuso këmbënguli se ishin ndërmarrë hapat e nevojshëm për t’i bërë shkollat ​​”vende shumë të sigurta”, por tha se masa të tilla nuk janë të vendosura jashtë klasave.

“Gjatë vitit shkollor, ka të ngjarë që praktikisht të gjithë fëmijët ta marrin virusin në një mënyrë apo në një tjetër,” u shpreh ajo për esRadio të mërkurën.

“Kjo ndoshta do të ndodhë sepse fëmijët mund ta marrin gjatë fundjavës në një mbledhje familjare, ose në park pasdite, ose nga një shok klase. Thjesht nuk e dimë sepse virusi mund të jetë kudo ”.

Të mërkurën, qeveria rajonale kontraktoi një kompani private për të filluar testimin e 100,000 personave, staf shkollor, për antitrupat Covid-19 ndërsa familjet përgatiten për një kthim të gradual në shkollë gjatë ditëve të ardhshme.

Spanja regjistroi 8,115 raste të reja me Covid-19 të martën në mbrëmje, 2,731 prej tyre të konfirmuar në 24 orët e mëparshme, sipas shifrave të fundit nga ministria e Shëndetësisë në vend.

Gjatë shtatë ditëve të fundit, 159 persona e kanë humbur betejën me virusin, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 29,152.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular