BallinaKronikeMashtruan me TVSH-në, gjykata e Tiranes lë në burg katër administratorët

Mashtruan me TVSH-në, gjykata e Tiranes lë në burg katër administratorët

Gjykata e Tiranës ka vënë masën e arrestit me burg për 4 persona që rezultuan se janë pjesë e organizatorëve të skemës mashtruese me TVSH, të cilët, duke vepruar si përfaqësues të subjekteve fiktive kanë kryer tërheqje të parave në banka në qindra milionë lekë, raporton Top Channel.

Deri tani është arrestuar 23-vjeçari Xhon Lama, i cili ka tërhequr rreth 375 milionë lekë, 1.4 milionë dollarë dhe 1.1 milionë euro.

Këta persona kanë blerë dhe shitur për subjekte të tjerë realë dhe si fatura japin ato të subjekteve fiktive. Kështu, subjektet reale shesin më tej pa faturë dhe nuk paguajnë tatim-fitimi dhe TVSH që i ngarkohet fiktivëve.

Skema e mashtrimit me TVSH-në përfshin 3 aktorë. Ata janë importuesit e ushqimeve, kompanitë fantazmë ndërmjetëse dhe bizneset e ndërtimit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular