BallinaPolitikeShehaj: Sondazhet tregojnë se nëse do të votohej sot, PD dhe LSI...

Shehaj: Sondazhet tregojnë se nëse do të votohej sot, PD dhe LSI do t’i fitonin zgjedhjet

spot_img
spot_img

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj u shpreh dje në emisionin “Open” në Top Channel se aktualisht Partia Demokratike ndodhet në momentin politik më të mirë që nga koha që është në opozitë, kjo e konfirmuar nga sondazhet. Sipas tij, djegia e mandateve nga deputetët e opozitës ka rritur besimin e qytetarëve tek Partia Demokratike dhe sondazhet tregojnë se nëse votohet sot, PD dhe LSI fitojnë zgjedhjet.

“Sot Partia Demokratike është në momentin më të mirë që nga viti 2013. Mbështetësit e qeverisë thonë se opozita është problemi sepse është në vështirësi, por mos e vrisni mendjen. U jap edhe një lajm. Sondazhet tregojnë që nëse ne votojmë nesër, PS dhe LSI marrin më shumë vota se PS nëse ka zgjedhje të lira”, tha Shehaj i cili shtoi se PD është në rritje konstante prej muajsh.

Deputeti Shehaj tha se Partia Demokratike nuk kërkon pushtet dhe as të ndajë pushtet, por vetëm zgjedhje të lira, që sipas tij PD i fiton nëse paratë e krimit nuk investohen në zgjedhje. Sipas Shehajt, PD hoqi dorë nga mandatet për shkak se nuk ka asnjë reagim nga drejtësia dhe qeveria për skandalet e shumta të korrupsionit dhe se asnjë kriminel apo politikan i korruptuar nuk po vihet para drejtësisë apo të shkojë në burg.

“Partia Demokratike nuk kërkon pushtet. Nuk kërkon qeveri teknike. Nuk kërkon qeveri të përbashkët. Kërkon zgjedhje të lira nga kriminelët, nga paratë e oligarkëve të cilët po i fryn me para. Rama bashkë me ministrat e tij kanë blerë zgjedhjet dhe bashkë me banditët duhet të dalin para drejtësisë. Deri në momentin që këta nuk dalin para drejtësisë nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri. Këtu zgjedhjet janë vjedhur në bashkëpunim me krimin e organizuar dhe gjëja më e rëndë është se nuk ka asnjë reagim, askush nuk del para drejtësisë, askush nuk shkon në burg. Nga ana tjetër, asnjë ndëshkim për korrupsionin duke pasur raste flagrante si me dy drejtoritë të ndryshme që i japin një kompani ofshore 30 milionë euro, e bërë nja një 26 vjeçar 3 muaj para, që Edi Rama dhe qeveritarët e tij të kenë mundësi ti pastrojnë këto para të Amerikë”, tha Shehaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular