BallinaKryesoreRama frikë nga qytetarët, blindon Gjirokastrën, protestuesit i bllokojnë rrugën

Rama frikë nga qytetarët, blindon Gjirokastrën, protestuesit i bllokojnë rrugën

Kryeministri Edi Rama po pritet me protesta dhe në qytetin e Gjirokastrës, ku do të nisë sot një vizitë dy ditore.

Një grup qytetarësh me në krye deputetin demokrat i Qarkut Gjirokaster Tritan Shehu kanë bllokuar rrugën nacionale Tepelenë-Gjirokastër, ndërsa për të mbarëvajtur protestën dhe për të shmangur çdo incident ka dhe forca të shumta policie.

Shehu u shpreh se kjo është një protestë kundër varfërisë, ndërsa tha më tej: Kjo është një protestë kundër varfërisë, ne jemi këtu për të thënë Rama ik. I gjithë qarku i Gjirokastrës është i blinduar pasi ky njeri ka frikë nga qytetarët, përpiqet që të fshihet pas uniformave blu.

Vetë qytetarët e pranishëm thanë se qarku i Gjirokastrës është përballur vitet e fundit me harresë nga ana e qeverisë, ku nuk ka pasur asnjë investim. Kjo është protesta e parë kundër Ramës, pas paralajmërimit të Lulzim Bashës se pas djegies së mandateve qytetarët do të zbrisnin në rrugët e të gjithë vendit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular