Pas kthimit nga Vjena, kryetari i opozitës, Lulzim Basha i ka bërë thirrje strukturave që të mobilizohen, pasi sipas tij zgjedhjet janë mbrapa derës.
Këtë porosi Basha e ka thënë sot gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së.
Burime të “Panorama” benë të ditur se kreu i demokratëve ka ngritur një grup punë që do të këtë në fokus paraqitjen e alternatives së PD-së.
Sipas tij PD nuk ka më pse të harxhojë kohë, por ajo duhet të përgatit për zgjedhje.
“Të bëhet ndërthurja e protestës me shpalosjen e alternatives. Grupi i punës që do të ngrihet për arsimin e lartë, do të jetë për çdo fushe kryesore, për pensionet, për shëndetësinë, për investimet, etj.
Të nisim punën, sepse mund të jemi me zgjedhjet mbrapa dere. Nuk kemi pse të harxhojmë asnjë minute”, tha Basha.
Sot gjatë mbledhjes së Kryesisë pritet të ngrihen shtabet e punes.