BallinaLifestyleMegan dhe Harry mbërrijnë në Marok, mahnit dukesha

Megan dhe Harry mbërrijnë në Marok, mahnit dukesha

Kanë mbërritur në Marok cifti Princi Harry dhe bashkëshortja Meghan për udhëtimin e fundit zyrtartë tyre jashtë vendit përpara lindjes së fëmijës së tyre të parë.

Meghan është në muajin e shtatë të shtatzënisë, pritet të lindë beben e saj në muajin prill. Ata do të marrin pjesë nesër në qytetin e Asni në një event për fëmijët në komunitetet rurale.

Pas këtij eventi ata do të shkojnë në Rabat për disa takime me diplomatë, sipërmarrës të rinj dhe sportistë me aftësi të kufizuara.

Vizita do të mbyllet me një turne në Federatën mbretërore të Sporteve të Marokut, për të vëzhguar kuajt, që janë një mbështetje e madhe tek fëmijët me aftësi të kufizuara. Vizita e tyre do të përfundojë të martën dhe më pas do të kthehen në Britaninë e Madhe.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular