BallinaKultureNdërron jetë Arben Xoxa, publicist, botues, pedagog e intelektual, ish-punonjës i Akademisë...

Ndërron jetë Arben Xoxa, publicist, botues, pedagog e intelektual, ish-punonjës i Akademisë së Shkencave

Ndërroi jetë në mënyrë të parakohshme, në moshën 67-vjeçare, pas një sëmundjeje të zgjatur, publicisti, botuesi, pedagogu, studiuesi e intelektuali Arben Xoxa.
Veprimtaria e Arben Xoxës prek institucione të rëndësishme të veprimtarisë akademike dhe universitare të vendit.
I specializuar për kritikë letrare, Arben Xoxa punoi si pedagog në Universitetin e Tiranës, më pas ishte i punësuar në Akademinë e Shkencave, në shtëpinë botuese “Enciklopedike” dhe në institucione të tjera qendrore të dijes dhe kulturës.
I lindur dhe rritur në një familje shkrimtarësh, Arben Xoxa la gjurmë nderimi kudo që punoi.
Akademia e Shkencave, duke nderuar këto gjurmë të paharrueshme, do të jetë vendi i homazheve të fundme për të ndjerin, në ora 10.00-11.00, në sallën “Libri Akademik”, për të gjithë miqtë, të afërmit dhe kolegët e tij.
Arben Xoxa do të kujtohet gjithnjë me respekt si njeri, si prind e si qytetar.
Akademia e Shkencave u shpreh ngushëllimet e saj familjes, të afërmve, miqve, njerëzve që e njohën dhe punuan me të ndjerin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular