Ky vit i ri 2019 ka ardhur me ndryshime jo vetëm në anën profesionale të Viola Spiros, por edhe në çështjet privat
Pasi la RTSH-në për të nisur punë si moderatore e “Sport plus” në “Klan Plus”, duket se Viola këtë 14 shkurt e kaloi e vetmuar. Ky ishte Shën Valentini i parë që ajo kaloi pa të dashurin e saj që mban emrin e kësaj dite, Valentin Selaj. Pas zhurmës së madhe mediatike, burgosjes dhe festës çift në Tiranë pas daljes nga burgu, duket se marrëdhënia e tyre është ftohur.
Miq të afërm të prezantueses së emisioneve sportive kanë deklaruar se Viola tashmë është ndarë nga partneri i saj, i ashtuquajtur “problematik” nga mediat italiane, ndërkohë që ai ka nisur një lidhje të re. E, mesa duket, ndarja nuk ka qenë e thjeshtë për Violën, duke u nisur nga fakti që ajo dha disa intervista për këtë lidhje të bukur dhe të konsoliduar, por asnjë për ndarjen. Kujtojmë që jeta e ish-velinës shqiptare Viola Spiro mori një drejtim të ri që pas bujës mediatike, ku u bë pjesë fillimisht e shtypit italian si e dashura e të ashtuquajturit “Zoti i drogës”, Valentin Selaj.
RRËFIMI 6 MUAJ MË PARË I VIOLËS DHE PLANI PËR TË LËNË SHQIPËRINË
Në verën e vitit që lamë pas, e ftuar në emisionin “Pushime on Top” në “Top Channel”, Viola Spiro vendosi të rrëfente për herë të parë detaje nga jeta e saj private e momentit, pas daljes së të dashurit nga burgu. Gatë pushimeve të saj në Jug, ajo u shpreh se po mendonte ta braktiste Shqipërinë e të niste jetë të re pikërisht aty ku ishin vendosur prej disa kohësh prindërit e saj, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Dua të largohem për disa kohë. Të shkoj te prindërit, do të bëj edhe një trajnim atje. Pas shumë viteve në televizion, dua të shkëputem dhe duhet të jetë diçka pak më ndryshe për t’u rikthyer në televizion. Nëse nuk më shikoni në shtator, dijeni që kam ikur në Amerikë”, i tha Viola në bisedë e sipër moderatores. Por duket se planet i janë prishur, edhe pse një nga thashethemet e asaj periudhe ishte se ajo kishte bërë plan me të dashurin për të nisur jetë të re në Amerikë. Por, mesa duket, ndarja ia ka kthyer të gjitha planet përmbys, pasi ajo jo vetëm nuk u largua në Amerikë, por pasi la punën në TVSH, nisi punë në një tjetër televizion duke konfirmuar qëndrimin e saj në Shqipëri. Burime të sigurta thonë për “Panorama Plus” se ata janë ndarë dhe kjo është arsyeja që në mbi dy vite lidhje, Viola nuk e përmend më. Ndarja erdhi disa muaj pas ribashkimit të çiftit, me daljen e tij nga paraburgimi në Holandë. Pjesë e asaj tabloje arrestimi të tij në Itali u bë dhe Viola, me statusin e së dashurës bukuroshe “të bosit shqiptar të drogës”, siç komentohej nga shtypi italia
AKSION DHE LUKS, DY VITET E PAHARRUESHME TË LIDHJES SË VIOLA SPIROS Një histori tepër e përfolur nga mediat shqiptare dhe jo vetëm ishte lidhja e moderatores Viola Spiro me Valentin Selaj, i cili u arrestua në nëntor të vitit 2017 nga Policia holandeze. Menjëherë pas daljes nga qelia e paraburgimit, ku Selaj qëndroi rreth 20 javë, çifti rifilloi lidhjen me kthimin e tij në Tiranë. Pasi u la i lirë nga Prokuroria e Holandës, çifti u pa duke festuar në një lokal në zonën e ish-Bllokut në prill të 2018-s. Një muaj pasi u lirua nga paraburgimi, Selaj së bashku me moderatoren Viola Spiro filluan zyrtarisht pushimet, duke u rikthyer te lidhja plot aksion dhe luks.
Në “Instagram”, moderatorja ndante me ndjekësit foto nga udhëtimet e shtrenjta në Turqi. Ish-velina e “Fiks Fare”, e cila prej vitesh ishte e lidhur ngushtë me këtë punë në televizion, së bashku me motrën e saj Petrula, nuk hezitonte ta ekspozonte standardin e lartë të jetës, atë të një pasanikeje të vërtetë. Kështu, një muaj nga lënia në gjendje të lirë e të dashurit të saj Valentin Selaj, gazetarja e sportit e braktisi Tiranën herë pas here për të shijuar vendet më të bukura të sportit në vendet e klasit të parë.
Kështu pas stuhisë lindi dielli sërish për Violën, pas lirimit nga burgu të të dashurit. Pas një stopimi të shkurtër postimesh (që përkoi me kohën kur i dashuri i zemrës ishte në arrest), pas lirimit të tij, ajo përditësonte profilin zyrtar me foto nga qendrat tregtare të luksit e deri te restorantet, ku fatura e një darke mund të jetë e majme. Prezantuesja e sportit iu rikthye pushimeve luksoze, ashtu siç bënte para arrestimit të partnerit, me të cilin dukej se kishte një lidhje të fortë dashurie. Kujtojmë që Viola kaloi pesë muaj të vështirë në jetën private që nga ndalimi i partnerit në Holandë.
Para pak muajsh, ai fitoi lirinë dhe ata u fotografuan sërish çift, dëshmi kjo se lidhja e tyre ishte më e fortë tani pas sprovës që kaloi. Por duket se gjërat kanë ndryshuar, pasi me sa duket Viola ka nisur etapë të re në jetën e saj private. Siç shihet, gjërat me të dashurin pak më të ri në moshë nuk kanë shkuar si duhet dhe ajo është gati për një fillim dhe të dashur të ri.
PANORAMA PLUS