20 vjet SIGAL UNIQA Group Austria, inauguron veprën “Mirënjohje-Falenderim të gjithëve” në qendër të Tiranës

46
4449

SIGAL UNIQA Group Austria, kompania më e madhe në Shqipëri, me rastin e 20-vjetorit të themelimit të saj, inauguroi sot skulpturën: “Mirënjohje – falënderim për të gjithë”, realizuar për këtë përvjetor.

Qëllimi dhe tematika e skulpturës, e cila u vendos pranë Drejtorisë së Përgjithshme të SIGAL UNIQA, ishte mirënjohja dhe falënderimi për klientët, bashkëpunëtorët dhe stafin për besimin dhe përkushtimin që i kanë dhënë kompanisë për 20 vite.
Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë, Bordi drejtues i SIGAL UNIQA, Kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës- Aldrin Dalipi, përfaqësuese të ministrive dhe institucioneve publike, ambasadorë dhe përfaqësues të tjerë diplomatikë, përfaqësuese të biznesit dhe institucioneve financiare, stafi dhe partnerët e kompanisë.
Me herët, në Drejtorinë e Përgjithshme të SIGAL UNIQA, Drejtori i Përgjithshëm i SIGAL UNIQA-Avni Ponari, në një konferencë të mbajtur për mediat shpreu falënderimet për klientët, stafin dhe partnerët e kompanisë.
“Suksesi dhe arritjet e SIGAL UNIQA Group Austria në këto 20 vjet mbi të gjitha u takojnë klientëve, të cilët na kanë besuar dhe vazhdojnë të na besojnë, prandaj edhe festimet tona në këtë 20 vjetor zhvillohen me ta dhe për ata”, -u shpreh Avni Ponari, Drejtor i Përgjithshëm i SIGAL UNIQA Group Austria.
Duke filluar nga sot dhe deri më 25 mars, SIGAL UNIQA i ka kthyer ambientet e zyrave të saj qendrore në një ekspozitë të hapur për publikun, ku piktorët më të njohur shqiptarë kanë realizuar piktura me tematikë: rritje, zhvillim, vizion, falënderim, pikërisht ashtu siç identifikohet edhe vetë SIGAL-i. Ekspozita u çel sot dhe më 25 mars do të përmbyllet me një çmim për pikturën më të votuar nga publiku.
SIGAL UNIQA, që prej 20 vitesh, me punën e saj të përditshme kërkon të frymëzojë, të jetë vazhdimisht në zhvillim, të servirë vlera dhe jo vetëm produkte. Përmasat që SIGAL UNIQA ka marrë përgjatë viteve i kalojnë kufijtë e Shqipërisë dhe është shndërruar në një prej grupeve më të mëdhenj të sigurimeve, ku rreth 1200 punonjës u shërbejnë mbi 1 milionë klientëve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.
SIGAL UNIQA, që prej vitit 2002 renditet e para në tregun e sigurimeve me mbi 65 milionë euro prime në vit dhe rreth 300 milionë euro dëme të paguara ndër vite dhe 121.100.000 Euro ASETE.
Që prej vitit 2007, SIGAL UNIQA është pjesë e gjigandit austriak të sigurimeve UNIQA Group Austria, me një histori 200-vjeçare në tregun europian të sigurimeve, i cili numëron 7 miliardë euro prime në vit dhe zotëron 33 miliardë euro asete.
Të dhëna mbi SIGAL UNIQA Group Austria:
Grup rajonal me 8-të Kompani Sigurimi, Risigurimi dhe Fond Pensioni Privat
3 shtete: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni
Kompania e parë që futi investimet e huaja në kompani: Fondi Shqiptaro-Amerikan u bë pjesë e SIGAL në vitin 2003 dhe më pas në 2007-ën UNIQA Group Austria.
Që prej 2002 udhëheq tregun shqiptar me 30%
mbi €65 milionë Prime/vit
€ 121.1 milionë Asete
300 milionë Euro dëme të paguara ndër vite
1.000.000 klientë ( AL KS MK )
1 200 punonjës dhe agjentë
Mbi 900 zyra në 3 shtete
Të parët në blerjen online të siguracioneve
E vetmja kompani që ofron të gjitha klasat e sigurimit
Të parët në sigurimet e Jetës, Jo-jetës dhe Pensioneve

 

 

 

 

 

46 KOMENTET

Comments are closed.