BallinaBotaNis takimi i dytë Trump – Kim, liderët shtrëngojnë duart

Nis takimi i dytë Trump – Kim, liderët shtrëngojnë duart

Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un shtrënguan duart dhe shkëmbyen përshëndetjet e rastit në në Hanoi të Vietnamit, në fillim të një takimi të dytë të nivelit të lartë mes tyre, që ka në qendër çnuklearizimin e gadishullit Korean.

Dy udhëheqësit u përshëndetën para një radhe flamurësh amerikanë dhe koreanoveriorë të mërkurën mbrëma në hotelin Sofitel Legend Metropole, një skenë që të kujtonte takimin e tyre të parë historik qershorin e kaluar në Singapor.

“Është nder të takohem me kryetarin Kim,” u tha Presidenti Trump gazetarëve gjatë komenteve të shkurtra të bëra para gazetarëve me udhëheqësin Kim Jong Un para takimit të tyre kokë më kokë. “Mendoj se takimi i parë ishte një sukses i madh dhe shpresojmë se ky do të jetë njësoj ose më i madh”, tha ai.

Nga ana e tij, udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un shprehu besimin se takimi i tij i dytë me Presidentin Trump do të ishte një sukses. “Jam i sigurt se këtë herë do të arrihet një rezultat që do të mirëpritet nga të gjithë”, tha ai.

Pas bisedimeve, dy udhëheqësve iu bashkuan në një darkë zyrtare ndihmësit e tyre të lartë, duke përfshirë Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Pak orë para takimit të dytë, Presidenti Trump i kërkoi bashkëbiseduesit të tij Kim Jong Un, të cilin e quajti “mik”, që të braktiste arsenalin e armëve bërthamore për t’i siguruar vendit një të ardhme “të shkëlqyer”.

Në një koment në Twitter, të bërë herët në mëngjes nga Hanoi, presidenti Trump tha se Kim Jong Un duhet të imitojë suksesin e Vietnamit, vendi tjetër komunist, për të ai tha se “po lulëzon si pak vende në botë.”

“Potenciali është i shkëlqyer, një rast i madh, si pothuajse për asnjë tjetër në histori, për mikun tim Kim Jong Un”, shkruante Presidenti Trump.

Presidenti Trump u tha gazetarëve se ai mendon që bisedimet do të jenë të suksesshme, dhe “nuk do të kthehet prapa për çarmatimin bërthamor”.

I pyetur nëse do të shpallë formalisht përfundimin e luftës në Korenë e Veritu ai tha se “këtë do ta shohim”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular