BallinaTe tjeraMercedesi zbulon GLC-n e ri për të “luftuar” kundër BMW X3 e...

Mercedesi zbulon GLC-n e ri për të “luftuar” kundër BMW X3 e Audi Q5

spot_img
spot_img

Ky është Mercedes GLC i rifreskuar, të cilin prodhuesi nga Stuttgarti e ka bërë si përgjigje ndaj rivalëve BMW X3 e Audi Q5.

Ky GLC i përditësuar nga ana e metalit mbetet shumë i ngjashëm me modelin paraprak, por i është ndryshuar grila nga para që tani e ka full-LED, dritat e mbrojtësit, transmeton koha.net.

Mercedesi sot ofron një linjë krejtësisht të re të motorëve, të cilët janë edhe më të fuqishëm edhe më efiçient se sa që ishin më parë.

GLC fillimisht do të ofrojë 2 modele me benzinë, GLC 200 e GLC 300 që kanë të njëjtin motor 2.0 litërsh turbocharged që prodhojnë 194 kuajfuqi e tjetri 254 kuajfuqi.

Ndërsa me naftë janë tre opsione të motorëve që prodhojnë nga 161 kuajfuqi e deri në 242 kuajfuqi, e që të gjitha këto modele do të kenë sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat aktive.

Versionet me benzinë përdorin edhe një sistem gjysmë-hibrid 48-volt për të konsumuar më pak benzinë kur voziten brenda qytetit.

Por prapë modelet më efiçiente mbeten ata me naftë.

Çmimet e vargut të GLC-ve ende nuk janë zbuluar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular