BallinaTe tjeraLenovo prezanton PC desktopin IdeaCentre AIO A340

Lenovo prezanton PC desktopin IdeaCentre AIO A340

Ata që janë në kërkim të një zgjidhjeje për PC desktop i cili është i përshtatshëm, nuk zë shumë vend në tavolinë dhe është i përmbledhur në sistemin All-in-One, ndoshta do të jenë të interesuar për pajisjen më të re IdeaCentre A340 AIO nga kompania Lenovo, përcjell Ubergizmo.

Lenovo është fokusuar në një dizajn mjaft unik, me një bazament që nuk ka bazë të rrafshët. Sa i përket specifikimeve, IdeaCentre A340 AIO do të jetë në dispozicion në opsionet me ekran 22-inçësh dhe 24-inçësh dhe vihet në lëvizje nga procesori Intel Core i5 apo Intel Silver. Për ata që preferojnë AMD, Lenovo mund të ofrojë AMD A9-9425 si një prej opsioneve, si dhe GPU Radeon R5.

RAM-i do të jetë në dispozicion në kapacitetet prej 4GB në 8GB, varësisht nga nevojat dhe buxheti i përdoruesve, ndërsa opsionet e hapësirës për ruajtje janë në dispozicion në kapacitetet deri në 512GB për SSD dhe deri në 1TB për HDD, shkruan KOHA Ditore.

Lenovo IdeaCentre AIO A340 definitivisht nuk e paraqet AiO ultimativ me specifika të larta, por prandaj vjen me një çmim të volitshëm. Çmimi fillestar i kompjuterit është 500 dollarë, ndërsa në treg do të dalë nga prilli.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular