BallinaPolitikeDelegacioni i PE: Kriza problemi juaj, zgjidheni me dialog

Delegacioni i PE: Kriza problemi juaj, zgjidheni me dialog

Kreu i delegacionit të Parlamentit Europian, Kelam dha një konferencë shtypi ku theksoi se problemet mund te zgjidhen me dialog. Kjo konference erdhi pas takimeve me krerët e politikës shqiptare nje dite ma pare. “Është problem i juaji i mbrëmshëm për të zgjidhur problemin dhe të ngriheni mbi interesat partiakë, – tha Kelam ndër të tjera. – Dhe ne e dimë që 90% e shqiptarëve janë pro integrimit europian. Dhe kjo varet sesi do ta kuptojnë liderët tuaj.” Delegacioni i PE prej 7 anëtarësh erdhi në Tiranë dje sipas një axhende të paracaktuar javë më parë për integrimin e Shqipërisë në BE, por që përkoi me krizën politike në vendin tonë. Para kësaj konference shtypi, delegacioni i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian është takuar me krerë të qeverisë, të opozitës dhe shoqërisë civile.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular