BallinaKryesoreSamiti II i Diaspores!? Teatër, propagande, lojra fjalësh dhe ne fund tallje...

Samiti II i Diaspores!? Teatër, propagande, lojra fjalësh dhe ne fund tallje mendere!

Nga Flamur Vezaj

Samiti II i Diaspores!?

Teatër, propagande, lojra fjalësh dhe ne fund tallje mendere!

Po si nuk i vjen turp këtyre organizatoreve! A ka njeri te me tregoi fillimisht se çfarë është arritur nga Samiti i pare dhe qe duhet te behet i dyti !?? Pastaj kush me gjen një person nga pjesëmarrësit ne këtë “samit” qe nuk ka ik nga Shqipëria per shkak te kushteve te këqija qe ka prodhuar po kjo politike propagandistike ne Shqipëri nga e cila çdo dite njerëzit po detyrohen te ikin!

#Çfarë po synohet me Samitin e II?! Cili është qëllimi, për ti fol për Flamurin apo për ti kerku te kthehen ne Shqipëri ku çdo dite po boshatiset! Apo ndoshta gjate këtyre ditëve ndonjë sekser i pushtetit do mundohet te bind ndonjërin prej biznesmenëve shqiptare te suksesshëm jashtë Shqipërisë te investojnë ne vend! Po ku ne cilin vend, aty ku nuk ka siguri për biznesin, aty ku me pare te vjen krimineli pre te vjele “taksen” se taksidari apo për te zgjidh një problem pronësie duhet te kontraktosh një kriminel qe bene punën e “përmbaruesit” pa letra! Ku te investoj, aty ku ish-Ministri i Brendshëm akuzohet pre trafik droge ne kuadër te organizatës kriminale!?? Apo te konkurrojnë ne ndërtimin e rrugëve me 20 milion per 1 km…apo duhet te rendisë arsyet e tjera qe mbeta pa i renditur ne 51 arsyet e fundit, se pse po ikin njerëzit nga Shqipëria!

#Por edhe pjesëmarrësit e diasporës ne Samitin e dyte, si e gjeten Shqipërinë!? Me keq se ne Samitin e pare, ku tashme parlamenti nuk ka opozite, mijëra protestues po dalin ne rruge çdo jave dhe po helmohen nga gazilotsjellës, te njëjtat akuza kundër akuza te politikaneve mes tyre prej vitesh, një Shqipëri pa Gjykate Kushtetuese e te Larte, një Shqipëri me prokurore te përkohshëm, një Shqipëri qe po synon reformimin e sistemit te drejtësisë duke selektuar prokuroret e gjyqtaret sipas interesave partiake, një Shqipëri ku polici nuk vishet si duhet dhe nuk paguhet per orët shtese, një Shqipëri ku shëndetësia është hajt se folim e ekonomia ka arritur një borxh gati 70 % te Produktit te Brendshëm Bruto! E shume e shume te tjerave!

#Ja pra pse mendoj se ky SHOW model telenovele turke po vazhdon edhe pse jam i bindur se përsëri edhe ne këtë Samitin do te përsëritet premtimi se do te krijohen kushtet qe diaspora te ushtroj te drejtën e votës!

#Suksese pjesëmarrësve#

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular