BallinaAktualitetPas anulimit te vizites, Voltana Ademi- Rames: Shkodranët ta kanë treguar gjithmonë...

Pas anulimit te vizites, Voltana Ademi- Rames: Shkodranët ta kanë treguar gjithmonë vendin

Kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka reaguar lidhur me vizitën e e planifikuar të Ramës për të zhvilluar gjatë ditës së sotme por që u anullua në kryeqendrën e veriut.

Reagimi i plotë i Voltana Ademit:

Të dërguarit e Ramës zgjodhën Shkodrën për t’i lëshuar mesazhe opozitës pasi e dinë se në Shkodër nuk mund të përballen drejtpërdrejtë me qytetarët pasi ata do ti jepnin përgjigjen më të mirë, se përse Rama është i padëshiruar në këtë qytet.

Ato mund të bashkohen vetëm me njeri- tjetrin duke bërë demagogji politike, dhe sulme ndaj opozitës por nuk mund të përballen me banorët e këtij qyteti të braktisur nga qeveria.

Rama e ka humbur Shkodrën, jo vetëm në zgjedhjet e 2015-ës, por zhgënjimi ka ardhur duke u thelluar më shumë ndaj tij, pasi në 6 vite nuk është kujtuar për Shkodrën duke i sjellë këtij qyteti vetëm papunësi, korrupsion, mungesë shërbimi, mashtrime dhe bandat e krimit.

Deputetët që vijnë rrallëherë e vetëm në fundjavë në Shkodër, mund t’a konfirmojnë këtë fare mirë, duke pyetur shkodranët për shëndetësinë, arsimin, ndihmën ekonomike, energjinë elektrike, biznesin dhe gjobëveniet e tatimeve e veçanërisht ato të krimit.

Të marrë guximin një ditë të vetme Rama dhe grupi i tij që ngushtohet dita ditës, të bëjnë një xhiro siç bëj unë në rrugët e Shkodrës e të fshatrave të saj dhe do ta kuptojë se pse është i paftuar në Shkodër.

Shkodranët kanë ditur përherë t’i tregojnë vendin Ramës dhe etërve të tyre politikë dhe kurrë, asnjë shfaqje në ambjente të mbyllura në makina luksoze, nuk do të impresionojë shkodranët.

Ti nuk erdhe sot në Shkodër dhe jam e bindur se do i’a kursesh vetes ardhjet e tua në këtë qytet, pasi përherë je ndjerë i tepërt në qytetin e antikomunizmit i cili ta ka demostruar me votë dhe përçmim keqqeverisjen tënde!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular