BallinaKryesoreSHBA: Serbia duhet të njohë pavarësinë e Kosovës

SHBA: Serbia duhet të njohë pavarësinë e Kosovës

spot_img
spot_img

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia kanë bërë të qartë Serbisë se në dialogun me Kosovën nuk bëhet fjalë nëse do të ketë korrigjimi kufijsh ose jo, por duhet të ketë njohje reciproke mes dy vendeve.

“Serbia duhet ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, dhe të njëjtën duhet ta bëjë edhe Kosova”-, tha Zëvendës- ndihmës sekretari amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, në një panel dedikuar Evropës Juglindore në Forumin Ekonomik Delphi që po mbahet në Greqi.

Sipas gazetës serbe “Danas”, duke folur lidhur me atë se cili në të vërtetë është pozicioni i SHBA-së në bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë, Palmer ka thënë se ekziston një keqkuptim rreth pozicionit amerikan

“SHBA-ja dëshiron të ndihmojë në atë çfarë palët në dialog dëshirojnë të bëjnë. Marrëveshja e Prespës ishte e suksesshme sepse krerët e të dyja palëve e donin atë. Ne duam që kjo të përsëritet në negociatat midis Serbisë dhe Kosovës, dhe Beogradi e Prishtina të pranojnë marrëveshjen. Nuk ka linja të kuqe, por nuk ka as fatura blanko”, tha Palmer.

Palmer tha se: “Kosova duhet ta heqë ose pezullojë taksën, sepse ajo është pengesë për avancim në bisedime”.

Ai përkujtoi se Shtetet e Bashkuara ndër vite e mbështesin Kosovën dhe tani është e nevojshme që Kosova të përgjigjet si partnere. “SHBA dëshiron të ndryshojnë kontekstin në të cilin do të merret vendimi dhe kjo është arsyeja pse ata duan të hiqet taksa”, u shpreh Palmer.

Në Forumin Ekonomik, përveç Kosovës, u fol edhe rreth kërcënimeve dhe rreziqeve të stabilitetit në Ballkan.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular