BallinaKryesoreHodhi helm mbi protestuesit, Vasili: Sandër Leshaj armik i qytetarëve, njëlloj si...

Hodhi helm mbi protestuesit, Vasili: Sandër Leshaj armik i qytetarëve, njëlloj si ata të 2 Prillit

Drejtuesi i lartë i LSI Petrit Vasili, ka reaguar pas ndjesës së kërkuar nga policia ndaj disa bizneseve, për përdorimin e gazit lotsjellës në protestën e opozitës. “Policia e Lleshajt kërkon ndjesë edhe me letër me shkrim bile, sepse helmoi gjysmën e Tiranës”,shkruan Vasili:

Ja statusi i Petrit Vasilit ne FB

Policia kërkon falje për helmin, ndërsa Lleshaj na flet për ligjin, tamam si një armik i qytetarëve. Ministri Lleshaj është shfaqur si një armik i ligjit dhe qesharak tragjik në idiotesitë që thotë. Policia e Lleshajt kërkon ndjesë edhe me leter me shkrim bile, sepse helmoi gjysmën e Tiranës.

Kurse Lleshaj thote se paska zbatuar ligjin. Po Rezoluten e BE per dhunen e policisë e lexon ky i marrë dhe injorant.

Apo shqiptarët nuk janë europiane, nuk janë njerëz.

Budallëku kriminal i ministrit është në kulmin e vet, sepse ndërsa policia e tij pranon publikisht krimin e helmimit të mijra qytetarëve, ky i çmendur duke përdhosur detyrën na thotë se zbatoi ligjin. Ky ministër armik i qytetarëve, ka mjaft pararendës, që kanë pasur një fund të hidhur. Mbi këtë ministër rendon shendeti i dëmtuar dhe toksikacioni neurologjik, kardiorespirator dhe metabolik i mijra qytetareve të helmuar të trajtuar si armiq. Pasojat e demtimeve mbi shendetin janë të rënda dhe afatgjata. Por edhe po kaq afatgjatë do të jetë edhe urrejtja e mijra njerëzve mbi këtë ministër, që as për hipokrizi nuk shpreh pendesë apo së paku të bëjë atë që beri policia për të larë gojën. Ky Lleshaj, Ministër i Brendeshëm i 26 shkurtit 2019 njëlloj si ata të 2 Prillit 1991 nuk kanë mundur të ndalin absolutisht asgjë, por thjesht kanë damkosur e përdhosur perjetësisht vehten dhe partitë, që i kanë vendosur, si dhe kanë e do të kenë përjetësisht një llogari të hapur me qytetarët.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular