BallinaKryesorePërfundon numërimi i votave, shqiptarët triumfojnë në Tuz

Përfundon numërimi i votave, shqiptarët triumfojnë në Tuz

Mbyllet numërimi për komunën e Tuzit. Partitë shqiptare marrin 16 mandate nga 32 që ka komuna e Tuzit. Pritet që edhe një nga socialdemokratët e Milo Gjukanoviç të kalojë me koalicionin shqiptar duke përbërë kështu shumicën absolute. Kujtojmë që kryetari i komunës zgjidhet me votat e këshillit.

Partitë shqiptare kanë marrë afërsisht 3700 vota duke siguruar kështu 16 mandate dhe fitoren për Tuzin. Ky është një rezultat historik pasi për herë të parë shqiptarët e Tuzit fitojnë komunën dhe do ta drejtojnë atë. Vitin e kaluar Tuzi u shpall komune e Pavarur duke u shkëputur totalisht nga Podgorica. Shqiptarët në Tuz tashmë kanë nisur festën.

Partitë shqiptare Alternativa Shqiptare, Unioni Demokratik dhe Lidhja Demokratike janë bashkuar në një koalicion me ermin “Malësia na bashkon”. Kryesues i koalicionit shqiptar është Nik Gjeloshaj i cili kandidonte përballë Mirza Pepiç të partisë së Milo Gjukanoviç.

Të drejtën e votës e kishin 11.904 qytetarë, për të cilët që prej orës 07 të mëngjesit të kësaj të diele u hapën 30 qendra votimi. Zgjedhjet raportohet se janë zhvilluar të qeta dhe pa incidente. Ajo çfarë vërehet është mbërritja në Tuz e shumë emigrantëve shqiptar të larguar nga atje, të cilët kane vendosur të hedhin votën e tyre.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular