Një tjetër prokuror ka kaluar me sukses sitën e vettingut. bëhet fjalë për drejtuesin e prokurorisë së Apelit Tiranë Dritan Peka, i cili sot është rikonfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Trupa gjykuese e përbërë nga Roland Ilira, Olsi Komici dhe dhe Lulzim Hamitaj.
Dritan Peka e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në Shqipëri në vitin 1997. Ai ka punuar si prokuror i Prokurorisë së Tiranës deri në vitin 2008, kur është promovuar si prokuror i Apelit të Tiranës. Ai është drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Tiranës prej vitit 2015.