BallinaKronikeDritan Peka kalon vettingun, KPK rikonfirmon në detyrë prokurorin

Dritan Peka kalon vettingun, KPK rikonfirmon në detyrë prokurorin

Një tjetër prokuror ka kaluar me sukses sitën e vettingut. bëhet fjalë për drejtuesin e prokurorisë së Apelit Tiranë Dritan Peka, i cili sot është rikonfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Trupa gjykuese e përbërë nga Roland Ilira, Olsi Komici dhe dhe Lulzim Hamitaj.

Dritan Peka e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në Shqipëri në vitin 1997. Ai ka punuar si prokuror i Prokurorisë së Tiranës deri në vitin 2008, kur është promovuar si prokuror i Apelit të Tiranës. Ai është drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Tiranës prej vitit 2015.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular