BallinaPolitikeMedia zvicerane: Edi Rama një autokrat, drejtuesit e BE-s të mos habiten...

Media zvicerane: Edi Rama një autokrat, drejtuesit e BE-s të mos habiten nga protestat

Mediat nderkombetare po shkruajne per ate cfare po ndodh ne Shqiperi dhe po theksojne faktin se qytetaret jane ngritur ne protesta ndaj autokrateve. Ja Der Spiegel, Washington Times,  ‘Irish Times’ dhe tashme dhe më e rëndësishmja në Zvicër, NZZ, qe shkruan se në rajon ka nisur Pranvera Ballkanike, edhe pse BE nuk po e pranon. Madje të dyja shkruajnë se Brukseli ka mbetur i trullosur dhe i habitur nga kjo situatë. ‘Terreni për këtë frustrim është i ngjashëm në të gjitha vendet. Ai ka një komponent ekonomik dhe një komponent politik. Ekonomia është në stanjacion, papunësia po rritet me ritme të larta dhe punëtorët e kualifikuar po shpërngulen në numër të madh. Sistemi politikisht është vetëm nominalisht demokratik, por i mungojnë mekanizmat e kontrollit që përbëjnë një demokraci liberale.

Në vend të kësaj, fuqia e ekzekutivit është vendimtare dhe ajo mishërohet nga autokratët Edi Rama, Aleksandër Vuçiç, Milo Gjukanoviç dhe Milorad Dodik. Parlamenti është në rënie dhe gjyqësori nuk guxon të jetë i pavarur. Pjesa më e madhe e mediave raporton në frymën e qeverisë.

Zgjedhjet në këto rrethana janë thjesht plebishite, në të cilat udhëheqësit vetëm sa legjitimojnë pushtetin e tyre periodikisht.

Të katër vendet kanë gjithashtu një tipar të përbashkët, janë të gjitha vende kandidate për në BE. Serbia dhe Mali i Zi kanë nisur negociatat e pranimit. Brukseli po sheh krejt i pafuqishëm situatën.

Kur zëdhënësja e Komisionit u pyet në fillim të javës nëse shihte një Pranverë Ballkanike në sfond, ajo e mohoi me forcë. Protestat kanë karakteristika të ndryshme, tha ajo, ndaj nuk duhen krahasuar.

Dhe si gjithmonë, kur gjërat shkojnë keq në Ballkanin Perëndimor, zëdhënësja e BE e ka gati frazën standarde: Rajoni ka një perspektivë të qartë europiane nëse vazhdon të reformojë vetveten,’ shkruan Neue Zuercher Zeitung.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular