Për dhunën në protesta

5
428

Nga Ylli Manjani

Pa dyshim që skenat e përplasjes së protestuesve me forcat e sigurisë dhe tymi i gomës së djegur dhe i gazit lotsjellës nuk janë një gjë e mirë. As e dëshiruar nga askush.

Nuk ka nevojë të jesh ambasador apo emigrant që të ndjehesh keq, sepse keq ndjehemi të gjithë.

Por ndjehemi shumë më keq kur shohim (të paktën sipas denoncimeve publike me foto) se si provokatorë të policisë nxitën një grup protestuesish për të sulmuar Kryeministrinë!!!

Kjo është e poshtër! E ndyrë sa më ska!

Masa e madhe e protestuesve dalin atje për të dhunuar askënd. As zyrtarë e as zyra.

Dalin për të shprehur paqsisht revoltën e tyre ndaj keq dhe mosqeverisjes, ndaj korrupsionit dhe krimit që dhunon, ndaj dhunimin që i bëhet sistemit demokratik.

Por fatkeqsisht largohen të dhunuar e të helmuar krejt pa faj, nga Policia politike e pushtetit!

Qartësisht dhunën e deshi vetëm qeveria moniste jo protestuesit paqesorë. Këto të fundit nuk hodhën asnjë gurë e nuk plagosën asnjë polic.

Turpi e faqja e zezë vetëm mbi qeverinë që na shet nëpër botë ai mos më keq!

5 KOMENTET

  1. … [Trackback]

    […] Here you will find 19147 additional Info on that Topic: startnews.news/2019/03/04/per-dhunen-ne-protesta/ […]

  2. … [Trackback]

    […] There you can find 19614 additional Information on that Topic: startnews.news/2019/03/04/per-dhunen-ne-protesta/ […]

Comments are closed.