BallinaKryesoreMbyllet protesta/Basha-qytetarëve tek selia e PD: Takohemi më 16 mars në uraganin...

Mbyllet protesta/Basha-qytetarëve tek selia e PD: Takohemi më 16 mars në uraganin popullor për largimin e Ramës

Eshte mbyllur protesta e PD per diten e sotme. Kryetari i opozitës Lulzim Basha dukeiu drejtuar pjesëmarrësve me një fjalë nga selia e PD-së, ku theksoi: “Ora e largimit të Edi Ramës po troket mbrapsht! Tik tak, tik tak!” “Dita e sotme, – tha Basha, –  ka një rëndësi të madhe, ka meritën e ndezjes së shpresës së shqiptarëve. Prej më shumë se gjashtë orësh në këtë protestë dhe nuk ju shkohet nw shtëpi, por sot e kemi çuar njëhërë e mirë nw shtëpi parlamentin e krimit, parlamentin e krimit dhe kemi hapur shtegun e vetme përmes të cilës do të kalojë e ardhmja e çdo shqiptari.

Zgjidhja është largimi një orë e më parë kryezullumqarit Edi Rama. Ikja e tij, është fundi i pjesës së parë të kësaj beteje që do të vazhdojë me bashkimin më të madh të shpresës dhe besimti që shqiptarët kanë njohur në këto dekada. Edhe miqtë e tij më të ngushtë, edhe ata që janë përpjekur ta mbrojnë e dinë të vërtetën që ju keni buçitur:  Edi Rama ka mbaruar, pushteti i tij ka marrë fund!

Dua t’i drejtohem çdo nëne e çdo babai: mos kini frikë, asgjë nuk do ta ndalë popullin nga vullneti për të marrë në dorën fatet e tij. ajo që po vjen është çlrimi juaj, sovraneti juaj, fundi i arrogancës, i krimit të bërë njësh me qeverinë; ajo që ne po ndërtojmë është Shqipëria e shqiptarëve me dinjitet dhe mundësi. Ndaj mbushini zemrat me kurajon e shpresës që ju ndezët. Kurrë me ërrësira e krimit, perversiteti i hajdutërisë nuk do të vendosë për ju dhe fëmijët tuaj. Ora e largimit të edi ramës po troket mbrapsht! Tik tak, tik tak! Me 16 mars bashkohemi ne uraganin popullor per largimin e Edi Rames.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular