Nuk po rri t’ju përmend të gjitha shkeljet e rregullores së Parlamentit apo edhe të Kushtetutës me të dyja këmbët nga mazhoranca, ndërkohë nga ana tjetër mund t’ju bëj me dije se unë nuk jam juriste, nuk jam doktoreshë për shkencat juridike, jam doktoreshë në shkencat kimike-ekonomike, por ajo që dua të them është që mund të drejtoheni shumë konstitucionalistëve që Kushtetuta Shqipërisë thotë se Parlamenti Shqipërisë ka 140 deputetë. Parlamenti është legjitim dhe funksional në momentin që betohen 140 deputetë. Nëse ky Parlament do të ketë 140 deputetë le të vazhdojë, por unë jam e bindur që nuk mund ta ketë dot shansin për të patur 140 deputetë, sot mazhoranca është shah mat dhe nuk është një herë, por është disa herë shah mat për shkakun se ka dosjen 339, e cila është një dosje e hapur me SHBA dhe me BE, ndoshta jo me institucione ndërkombëtare shumëkombëshe, por ndërkohë ka dhe shumë probleme të tjera ligjore që kanë të bëjnë me krimin e organizuar, me trafikun e drogës, më sigurinë kombëtare dhe shumë e shumë gjëra të tjera.
Po të lexoni me vëmendje deklaratën e ambasadorit Ricker ditën e djeshme është shumë e qartë për thirrjen që i bën Shqipërisë, luftën kundër krimit të organizuar dhe e dyta duhet zgjidhur urgjent çështja e djegies së mandateve të opozitës, që do të thotë se sot politika shqiptare është përpara një krize politike, është përballë një krize konstitucionale sepse kemi një Parlament i cili nuk është legjitim sepse është një Parlament që është vendosur në diskutim nga një institucion dhe nga një media ndërkombëtare që është Zëri i Amerikës, nëpërmjet dokumenteve të vetë Prokurorisë shqiptare që kanë përgjuar dhe që janë përgjuar grupe kriminale dhe në anën tjetër kemi një institucion të bllokuar, i cili dashje pa dashje nuk funksionon sepse nuk funksionon as qeveria, as institucionet. Unë do t’u bëja thirrje, mjafton të shikoni në një emision investigativ, sesi një institucion, një ministri nuk jepte përgjigje por as nuk merrte mundimin për të thënë që nuk kam informacion. Di te them që sot institucioni dhe qeveria shqiptare është kthyer në një institucion që bën qoka për grupe të caktuara interesi, duke bërë vendime qeverie që janë në funksion të oligarkëve, pra vetëm rritje rrogash nuk ka, vetëm vende të reja pune nuk ka, vetëm ulje taksash nuk ka.
A nuk mund të jetë kjo një krizë znj.Kryemadhi pa dialog?
Është shumë e thjeshtë. Nuk ka më dialog, tashmë ka zgjedhje të reja, që shkojmë drejt zgjedhjeve. Sepse ne po qëndrojmë këtu edhe e mbajmë gjithë atmosferën politike këtu por po të dilni nëpër rrethe do të shikoni që kanë filluar të hapen zyrat elektorale. Vetë socialistët po përgatiten për të shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme, pavarësisht se bëjnë si të fortë. Por të jeni të bindur që vera do të fillojë me zgjedhje parlamentare, jo me zgjedhje lokale.
Nëse z.Rama pranon zgjedhje të parakohshme i bie të jetë vetë Kryeministër. A do ti pranojë opozita zgjedhjet me Edi Ramën kryeministër?
E para z.Rama ta bëjë këtë hap, por kam frikë se nuk ka për ta bërë z.Rama këtë hap, do ta bëjnë të tjerët. Do ta bëjnë të tjerë që ka brenda z.Rama, sepse të jeni të bindur që socialistët kanë ndërruar kryeministra, ministra, kanë lënë dhe pushtetet në momente të caktuara , për të ruajtur partinë socialiste dhe jam e bindur që elementët brenda Partisë Socialiste do ta çojnë drejt kësaj gjëje. Sado të mundohet Rama me grupe të caktuara interesi apo me grupe kriminale për të kërcënuar, do të vijë një moment që do të shpërthejë dhe s’do të mbajë më. Unë mund t’iu them një gjë, para dy ditësh isha në Roskovec dhe e shikoja sesi njerëzit shkumëzonin nga urrejtja që kishin për kryetarin e Bashkisë. Sepse përveç se i kishte grabitur, që është një korrupsion shumë i thellë atje, me qeratë e tokave të Bankers për marrjen dhe prishjen e godinave. Një korrupsion i paparë me miliarda para që merren nga ish kryetarë komunash, nga kryetarë bashkish. Sesi Bashkia e Roskovecit është kthyer në një lavatriçe parash, të cilat vijnë nëpërmjet bizneseve të korruptuara shkojnë dhe pastrohen në Amerikë nëpërmjet krushqisë së saj. Pra ato që lexojnë ne nga raportet e Departamentit të Shtetit janë shumë të qarta, që vetë Shqipëria është kthyer në lavatriçe parash. Por në fakt janë kthyer edhe vetë bashkitë e së majtës në lavatriçe të parave të pista dhe të korrupsionit. Ndërkohë që njerëzit më thanë, këta po na nxjerrin qelbin se gjaku ka mbaruar. Kështu që njerëzit kanë arritur në atë stad që kanë vetëm helm dhe kanë një urrejtje patologjike ndaj kapjes së shtetit.
Sepse kapja e shtetit varfëron njerëzit, mbyll vendet e punës, i kthen shqiptarët në shërbëtorë të drogës, të trafikut dhe të krimit. Dhe ajo çka është më e rëndësishmja ti paguan e paguan taksa pafundësisht dhe asnjëherë nuk ke shërbimin që duhet. Ne paguajmë taksa, por pensionet janë të ulëta. Ne paguajmë taksa, por çmimi i naftës rritet. Ne paguajmë taksa, por rrugë nuk kemi. Ne paguajmë taksa, por energji elektrike nuk kemi. Ne paguajmë taksa, por libra falas nuk kanë fëmijët nëpër shkolla. Ne paguajmë taksa, por shëndetësi fala nëpër spitale nuk kemi. Ne paguajmë taksa, por nuk jemi në Europë. Jemi vetëm nën mburojën e kështjellës së krimit të organizuar. Unë ju falënderoj përsëri për prot