ARD gjermane: Kërkohen zgjedhje të parakohshme. Protesta kundër qeverisë së Shqipërisë

3
343

Jehona e protestave të opozitës kundër qeverisë shqiptare është hapur dhe në mediat e huaja. ARD gjermane në një artikull të saj, shkruan se opozita kërkon zgjedhje të parakohshme,. Ndërsa sa i përket protestave thuhet ndër të tjera se policia ka hedhur gaz lotësjellës ndaj protestuesve.

Artikulli:

Mijëra përkrahës të opozitës u mblodhën para parlamentit për të protestuar kundër qeverisë se kryeministrit Rama. BE tenton të ndërmjetësojë.

Në kryeqytetin shqiptar Tiranë mijëra protestues rrethuan parlamentin për të detyruar dorëheqjen e qeverisë. Një kontingjent i madh i policisë bllokoi me tel me gjemba perimetrin e godinës. Gjatë këtyre javëve ka patur disa demonstrata. Në një prej tyre pati edhe dhunë. protestuesit hodhën sende të forta drejt policisë e cila reagoi me gaz lotsjellës.

Akuza për korrupsion kundër Kryeministri Rama.

Protestestuesit e akuzojnë qeverinë socialiste të kryeministrit Edi Rama për korrupsion. Ata, gjithashtu, deklarojnë se këta politikanë kanë lidhje me krimin e organizuar dhe kërkojnë formimin e një qeverie teknike, e cila do të organizojë zgjedhje të reja. Rama wshtë në detyrë që prej 2013 dhe në 2017 ai mori një mandat të dytë.

BE apelon për dialog

Në protestë kundër qeverisë, deputetët e opozitës dorëzuan mandatet parlamentare. BE e kritikoi këtë. “Dorëzimi i mandateve pengon funksionimin e parlamentit, është kundër vullnetit të votuesve dhe është kontraproduktive” deklarua Përfaqsuesja e Politikës së Jashtme Mogerini dhe komisioneri Hahn. Ata I bënë thirrje opozitës dhe qeverisë të përfshihen në një dialog konstruktiv me kundërshtarët politikë.

Shqipëria me 2,9 milion banorë, është ndër vendet më të varfra të Europës. Vendi shpreson të hapë ketë vit bisedimet për anëtarësim në BE.

3 KOMENTET

  1. … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: startnews.news/2019/03/06/ard-gjermane-kerkohen-zgjedhje-te-parakohshme-protesta-kunder-qeverise-se-shqiperise/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Here you will find 87427 additional Info on that Topic: startnews.news/2019/03/06/ard-gjermane-kerkohen-zgjedhje-te-parakohshme-protesta-kunder-qeverise-se-shqiperise/ […]

Comments are closed.