BallinaKryesoreBasha dhe zyrtarja e lartë e ShBA Leyla Moses-Ones, dalin të qeshur...

Basha dhe zyrtarja e lartë e ShBA Leyla Moses-Ones, dalin të qeshur pas një ore takim në selinë e PD

Ka përfunduar takimi i kreut të PD, Lulzim Basha me të ngarkuarën me punë në ambasadën e ShBA në Tiranë, Leyla Moses-Ones.

Takimi larg vëmendjes së kamerave ka zgjatur rreth një orë në selinë blu, ndërsa siç duket edhe nga fotot, zyrtarja e lartë amerikane është përcjellë deri jashtë selisë nga kryetari Basha.

Ata kanë dalë të qeshur nga ky takim që vjen një ditë pas protestës së opozitës së bashkuar para Parlamentit.

Nga ana tjetër, kujtojmë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar pasi opozita vendosi të djegë mandatet, duke e cilësuar si një hap që minon demokracinë, si dhe ka apeluar shmangien e dhunës në protestat e paralajmëruara kundër qeverisë.

Dje, pasi kandidatët e PD dorëzuan mandatet në KQZ, kryeopozitari foli për protestën vendimtare që do të organizohet më 16 mars dhe që do të sjellë përcjelljen e “kufomës politike”.

“Më 16 mars në protestën vendimtare për ta përcjellë kufomën politike të sektit kriminal të Rilindjes për të çliruar vendit dhe për të shpëtuar të ardhme tonë, zgjedhjet, ekonominë edhe PS”, u shpreh Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular