BallinaTe tjeraMakinat elektrike duhet të bëjnë zhurmë për sigurinë e këmbësorëve

Makinat elektrike duhet të bëjnë zhurmë për sigurinë e këmbësorëve

Panairi i automjeteve që po zhvillohet në Gjenevë të Zvicrës po shërben për të ngritur edhe çështje që kanë të bëjnë me sigurinë në komunikacion. Një prej tyre është edhe krijimi i një zhurme për veturat elektrike në mënyrë që ato të dëgjohen nga këmbësorët. Reuters raporton se makinave elektrike iu mungojnë zhurmat nga djegia e karburantit në motor, prandaj prodhuesit që krijojnë makinat që nuk ndotin ambientin duhet të mendojnë për ndonjë tingull që dëshmon për praninë e tyre në rrugë, përcjell KosovaPress. Audi prej kohësh është duke punuar për një tingull artificial, ndërsa me këtë po merret edhe Mini, Volkswagen e Mercedes Benz, ndërsa AMG njoftoi se po bashkëpunojnë me grupin e rokut Linkin Park për të gjetur një tingull të përshtatshëm.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular