BallinaKryesoreBasha: Këto janë grahmat e fundit të Ramës, ja cili është qëllimi...

Basha: Këto janë grahmat e fundit të Ramës, ja cili është qëllimi dhe projekti ynë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka folur për hapat e ardhshëm që do të ndërmarrë opozita në aksionin që ka nisur. Në një lidhje telefonike për emisionin “Të paekspozuar”, duke komentuar veprimet e kryeministrit Rama, referuar edhe intervistës së tij të fundit në emisionin “Porta a Porta”, në Itali, Basha tha se këto janë grahmat e fundit të kryeministrit, ndërsa shtoi se këto shfaqje, sipas tij i kanë bërë në shfaqjet e fundit edhe diktatorë të tjerë.

“Me lekët e shqiptarëve e paguan çdo sekondë të propagandës së tij. Por këto janë grahmat e fundit të tij, e keni parë këto gjëra i bëjnë në shfaqjet e fundit të autokratëve dhe diktatorëve, gjëra që kanë bërë autokratët e korruptuar nga Ukraina deri këtu në vendet e Ballkanit. i kanë bërë dhe diktatorë si Gadafi dhe as e kanë ndalur dhe as nuk e kanë ngadalësuar rrjedhjen e ngjarjeve”, u shpreh kreu i PD-së.

Basha sqaroi më tej, se aksioni i opozitës do të vazhdojë deri në “zhbërjen de facto të asamblesë së krimit”. Ai tha se qëllimi i opozitës nuk është vetëm largimi i Ramës, por edhe edhe shembja e sistemit.

“Ajo me të cilën po merremi tani, nuk është thjeshtë dhe vetëm aksioni qytetar që do të vazhdojë pa dyshim, deri në zhbërjen de facto të asamblesë së krimit, se parlament legjitim dhe qeveri legjitime republika e Shqipërisë nuk ka më. Në të vërtetë kjo është një gjendje që duhet të mbarojë një orë e më parë, të paktën në këtë pikë jemi dakord edhe me ata burokratë të Europës të cilët flasin me patate në gojë.

Por ajo që ne duhet të merremi është projekti pas kësaj, se nuk është thjeshtë çeshtje e largimit të Ramës, ky sistem duhet shembur me themele dhe duhet rrafshuar në mënyrë të tillë që të mos lejojë mbirjen e asnjë Rame tjetër, pavarësisht se me çfarë ngjyre vjen apo përfaqësohet para shqiptarëve”, tha Basha.

Kreu i PD-së vijoji më tej, duke sqaruar se së bashku me partinë e tij, opozitën, dhe qytetarët do të diskutojnë për një projekt të ri, për të cilin u shpreh se do të hedhë bazat për një demokraci të standarteve europiane.

“Për këtë, unë së bashku me Partinë Demokratike, jemi të vendosur bashkë me opozitën, që së bashku me qytetarët të diskutojmë dhe ti japim jetë një projekti të ri i cili të hedhë bazat për një demokraci me të të vërtetë të standarteve europiane. Të ketë kufizim të pushtetit, të ketë kufizim të zgjatjes në pushtet të personave që iu besohen celësat e qeverisjes. Të ketë institucione që të kontrollojnë këta persona që asnjë person të mos ketë pushtet të pakufizuar.

Në qoftë se fjala vjen, kryeministri do të vazhdojë të mbetet figura kryesore në kuptimin e pushtetit ekzekutiv, të ketë një parlament me të vërtetë parlament, jo thjeshtë një paradhomë të kryeministrit apo një shtojcë të pushtetit kryeministror, të ketë një parlament ta mbajë përgjegjëse qeverinë për çdo hap”, u shpreh Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular