BallinaBotaCIA - Numri i viktimave civile me drone do të mbahet sekret

CIA – Numri i viktimave civile me drone do të mbahet sekret

CIA nuk do të jetë më e detyruar në të ardhmen të bëjë publike numrin e civilëve viktima të sulmeve me drone. Donald Trump shfuqizon dekretin përkatëse. Kritikët flasin për një “hap të rrezikshëm mbrapa”.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka shfuqizuar një rregullore, sipas së cilës, shërbimi sekret amerikan CIA duhej të publikonte numrin e viktimave civile nga sulmet me drone. Paraardhësi i tij, Barack Obama me një dekret të posaçëm i kishte kërkuar CIA-s, si institucion i varur prej tij, që të publikonte çdo vit bilancin e sulmeve me drone kundër “objektivave terroriste” jashtë zonave të luftimit. Këtu bënte pjesë edhe publikimi i viktimave të civilëve.

Anulimi i këtij dekreti mund të sjellë mosbërjen publike për opinionin të informacioneve të rëndësishme për shumë nga këto sulme. Vendimi i Trumpit prek vetëm ato sulme, të cilat kryhen nga CIA. Ministria e Mbrojtjes është e detyruar edhe më tej, përmes rregulloreve të kongresit të informojë për numrin e civilëve të shkaktuar nga operacionet ushtarake amerikane.

Dyshime për numrin e viktimave

Në vitin 2016 Shtëpia e Bardhë bëri të ditur, se përmes sulmeve me dronë janë vrarë 2000 vetë, 64-116 prej tyre kanë qenë civilë. Aktivistët janë të mendimit, se shifra është shumë e lartë. Organizata Human Rights First ka kritikuar vendimin e Donald Trump. Me këtë vendim të qeverisë së Trumpit kundër transparencës ndaj këtryre operacioneve bëhet “një hap i rrezikshëm mbrapa”, vëren HRF. DW

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular