BallinaKryesoreKriza politike, zv.ambasadorja amerikane në Tiranë shkon në zyrën e Ramës

Kriza politike, zv.ambasadorja amerikane në Tiranë shkon në zyrën e Ramës

Ndërkombëtarët vijojnë përpjekjet e tyre për të gjetur një zgjidhje për krizën politike në Shqipëri. Pas vizitës në Tiranë të drejtorit të Zgjerimit në BE, Christian Danielsson, zv.ambasadorja amerikane Leyla Moses-Ones ka zhvilluar takim me kryeministrin Edi Rama. Diplomatja amerikane që prej disa muajsh drejton selinë diplomatike të SHBA-së në vendin tonë, është parë sot pasdite të hyjë në Kryeministri. Nuk ka njoftim për këtë takim as nga Kryeministria dhe as nga ambasada, por mendohet që diskutimi është përqëndruar pikërisht tek kriza politike.

Deri më tani ndërkombëtarët janë rreshtuar kundër vendimit të opozitës për të djegur mandatet, por nga ana tjetër ata kërkojnë uljen në dialog. PS ka bërë ftesë për dialog, por jo për negociata për zgjedhje të parakohshme apo për qeverinë tranzitore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular