BallinaKryesoreLulzim Basha pas takimi me shefin e zgjerimit të BE: Të ikë...

Lulzim Basha pas takimi me shefin e zgjerimit të BE: Të ikë Rama, duhet shembur sistemi i ngritur

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për mediat pas takimit me shefin e zgjerimit të Bashkimit Europian, Christian Danielsson.

Lideri i selisë blu tha se në takim ka biseduar për të vërtetat e hidhura ku jetojnë shqiptarët, ndërsa shtoi se qëllimi i opozitës është që të shembë këtë sistem të ndërtuar nga kryeministri Rama, i cili siç shprehet Basha, ka kapur drejtësinë dhe gjithçka tjetër në vend.

Takimi me Danielsson, është praktikë që kryhet në mënyrë periodike nga opozita. Është një takim i pritur për të folur për realitetin e Shqipërisë, i cili nuk fshihet më. Rama po shkatërron drejtësinë, po mbron ministrat. Kjo është thelbi i gjithçkaje, kapja e drejtësisë, kapje e mediave. Pasojat janë largimi masiv. Këto janë të vërtetat që nuk mund të fshihen.

Kemi shprehur vendosmërinë, që të largohet Rama dhe të shembet ky sistem dhe kjo kërkon si angazhim të gjithë politikës shqiptare dhe të gjithë atyre që iu dhimbset ky vend. Të ndërtojnë vlerat evropiane ketu, që të kemi institucionet kushtetuese që përgjigjen para qytetarëve. Kemi patur mundësi të flasin për vizionin tonë për të ardhmen. Ne do të dialogojmë brenda opozitës. Ne e konsiderojmë regjimin e Ramës të mbaruar”, tha Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular