BallinaShow BizzPas dokumentarit radiot më të rëndësishme refuzojnë këngët e Michael Jackson

Pas dokumentarit radiot më të rëndësishme refuzojnë këngët e Michael Jackson

Dokumentari ‘Leaving Neverland’ u shfaq gjatë muajit shkurt. Në dokumentar flitet mbi jetën dhe akuzat ndaj mbretit të pop-it, Michael Jackson, nga televizioni amerikan HBO.

Në  dokumentar shfaqen shumë dëshmi që tregojnë se Jackson ka ngacmuar dhe abuzuar seksualisht me një numër të madh  fëmijësh.

Komentet e shikuesve të këtij dokumentari po shkruajnë se kanë mbetur të shokuar dhe  po kërkohet që të bojtohet edhe muzika e Michael Jackson, e cila ka qenë inspirim për shumë artistë.
Shumë radio të rëndësishme botërore kanë vendosur që të mos transmetojnë më këngët e Jackson, duke filluar nga radio britanike BBC 2.Po kështu edhe një nga radiot më të mëdha në Australi.

Gjatë këtyre ditëve është hequr edhe statuja e Jackson  e vendosur në muzeun nacional të Mançesterit.
Familja e këngëtarit të ndjerë kanë deklaruar se do të padisë realizuesit e dokumentarit për këto deklarata të pavërteta.

Jackson është gjykuar për ngacmim seksual ndaj fëmijëve në vitet 2004 – 2005, por është shpallur i pafajshëm nga të gjitha akuzat pasi asnjëherë nuk kanë mundur të gjejnë prova.  Ai vdiq në vitin 2009 në moshën 50 vjecare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular