BallinaKronikeAksidenti/Urbani përplas makinën, shtyllën dhe merr zvarrë barrierat tek 21 dhjetori

Aksidenti/Urbani përplas makinën, shtyllën dhe merr zvarrë barrierat tek 21 dhjetori

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm tek kryqëzimi i 21 Dhejtorit në Tiranë, pas pas orës 6.00. fatmirësisht, mësoet se ka vetëm të lënduar nga ngjarja, shoferët e dy mjeteve.

Një autobus urban i linjës Yzberisht, që shkonte në drejtim tek qëndrës, ka humbur kontrollin në mes të udhëkryqit dhe ka goditur një mamkinë Citroen; më pas, autobuzi s’ka mundur të ndalojë, por ka goditur shtyllën e ndriçimit dhe ka shemburr hekurat e trafikndarëse duke e kapërcyer atë dhe dalë në kahun tjetër të rrugës, përballë mjeteve të tjera që ishin me drejtim për nga Kombinati.

Xhamat e përparmë dhe pjesa ballore e autobuzit janë shkatërruar nga goditja; shoferi është plagosur.
Po ashtu, makina Citroen e kuqe, që u përplas nga autobuzi, ka goditur trotuarin dhe shoferi mësohet se ka shpëtuar paq. Po ashtu, në një mjet tjetër të goditur ishin hapur jastëkët e ajrit. Policia në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular