BallinaKryesoreRama në Fier, Alibeaj: Me kërcënime për arrestime po sillet si autokratët...

Rama në Fier, Alibeaj: Me kërcënime për arrestime po sillet si autokratët në prag rrëzimi

Ish deputeti i PD qarku Fier Enkeled Alibeaj ke raguar pas vizites se Rames ne Fier. Sipas Alibeajt Rama em kercenimet per arrestime po tregonse po sillet njesoj si autokratet ne prag rrezimi.

Reagimi i Alibeajt

Në 2 dite “vizite” në Fier, Edi Rama la pas mbi 50 të shoqëruar, dhjetra të arrestuar dhe një të akuzuar për …tentative vrasje ndaj policit! Iku me ankthin e madh të fundit të tmerrshëm që e pret. Kudo që shkon e ndjek vetem urrejtja e njerëzve. Zemërata e popullit e ka future në panik. E ndjen që fundi i tij është afër. Ka hedhur në veprim tani veglat politike në policinë e shtetit për të arrestuar protestuesit.
Pëllumb Isufaj, një qytetar i nderuar i Mallakastres, nëpunës shembullor e një familjar i respektuar, por edhe një kundërshtar politik i kriminelit në krye të qeverisë, arrestohet nën akuzën politike të sulmit ndaj policisë së shtetit, pa asnjë provë. Z. Isufaj, sic thotë vetë ai, dhe sic dëshmojnë protestues të tjerë, nuk ka kurrëfarë lidhje me incidentin gjate protestes ne Fier. Frika e ka kapluar Ramën. Qetësinë e ka humbur. Revolta popullore i është bërë makth. E vetmja zgjidhje e dëshpëruar, e autokratëve, sa here që fundi iu vjen, eshte kjo që bën Rama, arrestimi i kundërshtarëve politikë.

Takohemi ne 16 mars!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular