BallinaAktualitetTEC-i i Korçës, Lulzim Basha: Rama ka firmosur lejen, bën sikur tërhiqet

TEC-i i Korçës, Lulzim Basha: Rama ka firmosur lejen, bën sikur tërhiqet

Kryedemokrati Lulzim Basha e ka cilësuar aferë korruptive, projektin për ndërtimin e TEC-it në Korçë. Pasi u zbulua afera, thotë demokrati, qeveria Rama bën gjoja sikur është tërhequr.

“TEC në Korçë është aferë korruptive, nuk do të prodhojë energji për sistemin energjik shqiptar, por për vendet fqinje që e kanë refuzuar. Do të helmojnë popullin e Korçës për t’u pasuar Edi Rama. TEC-in në Korçë ne e kemi denoncuar si një aferë korruptive dhe kriminale. Sepse nuk bëhet për sistemin energjik shqiptar. Ai TEC po ndërtohet që energjia të çohet në Greqi. Qytetet fqinje e kanë refuzuar dhe tani korrupsioni është kokë më kokë me biznemenë që i qëndrojnë kësaj afere, që ta ta bëjë TEC –n në Korçë. Të helmojë qytetarët korçarë me miliona ton dioksid karboni. Tani mqse njerëzit janë ndërgjegjësuar dhe ne kemi ngritur zërin, qeveria ka filluar gjoja të tërhiqet sepse kjo qeveri edhe është hajdute por edhe frikacake. Ja ku është e vërteta. Edi Rama e ka firmosur dhe bën gjoja sikur tërhiqet”,- tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular