BallinaKryesoreLulzim Basha nga Korça: Biznesi ndihet i kërcënuar për shkak të rritjes...

Lulzim Basha nga Korça: Biznesi ndihet i kërcënuar për shkak të rritjes së çmimit të naftës dhe energjisë

Kreu i PD-së Lulzim Bashën ka vazhduar takimet e tij në qytetin e Korçës. Basha është shprehur se biznesi ndihet i kërcënuar për shkak të rritjes së naftës dhe të çmimit të energjisë elektrike. Kreu i selisë blu hodhi akuza të forta ndaj qeverisë, ndërsa e krahasoi atë me një prind pijanec, i cili nuk mendon për familjen por vetëm për alkoolin dhe veten e tij.

Gjërat si në familje si në shtet lidhen. Po të jenë prindërit mirë, do të jenë mirë edhe fëmijët. Sa më mirë të jenë qytetarët aq më mirë është shteti. Për këtë duhet një shtet që e sheh Shqipërinë me të njëjtin sy si prindërit familjen.

Sot nuk e kemi këtë shtet. Sot kemi shtetin dhe qeverinë që sillem me shoqërinë njësoj siç sillet një prind i keq, një prind pijanec që e bën të gjithë rrogën alkool dhe nuk iu çon bukë fëmijëve’, tha Basha.

‘Takim me biznesin fason në Korçë. Biznesi në vështirësi ekonomike nga çmimi i lartë i naftës, çmimi i lartë i energjisë dhe taksat e larta. Partia Demokratike ka plan të qartë për biznesin dhe çlirimin e ekonomisë’, shkruan kreu i PD-së Lulzim Basha në Facebook.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular