BallinaKryesoreTjetër tradhëtar nga LSI, ja kush merr mandatin e deputetit në KQZ

Tjetër tradhëtar nga LSI, ja kush merr mandatin e deputetit në KQZ

Një tjetër kandidat në pritje i LSI për të marrë mandatin e deputetit ka dorëzuar pranë KQZ formularin e dekriminalizimit. Bëhet fjalë për Ralf Gjonin, i cili bëhet kështu ‘tradhtari’ i radhës që preferon të marrë mandatin parlamentar, pavarësisht vendimit të kësaj force për t’i djegur mandatet.

Ralf Gjoni, ish-këshilltar i Ilir Metës kur drejtonte Kuvendin, kandidat i LSI-së për deputet në zgjedhjet politike të 2017, dorëzoi formularin në limitet kohore, ndërkohë që siç ka pohuar, shfrytëzoi kohën në dispozicion për tu konsultuar me faktorë ndërkombëtar.

Ai ka dorëzuar formularin e plotësuar në KQZ , nga ku pritet më pas të marrë mandatin e deputetit për qarkun e Tiranës. Kujtojmë se Gjoni ka qenë ish-Sekretari Ndërkombëtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Po kështu pak ditë më parë, kur delegacioni i PE vizitoi Tiranën, ai zhvilloi një takim me raportuesin për Shqipërinë në BE, Knut Fleckeinstein çka u pa si sinjal i qartë se do të hynte në parlament.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular