BallinaKryesoreLSI letër KQZ, Monika Kryemadhi: Qytetarët kanë votuar për partitë politike dhe...

LSI letër KQZ, Monika Kryemadhi: Qytetarët kanë votuar për partitë politike dhe jo për individët

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i është drejtuar sot me një letër Komisioni Qëndror të Zgjedhjeve teksa thekson se “çdo mandat i dhënë nga KQZ nga lista shumëemërore e Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk përfaqëson absolutisht këtë parti”.

Sipas letrës së LSI, dërguar sot KQZ-së, çdo deputet i ri i cili pajiset me mandat nga lista shmëemërore është i paligjshëm dhe nuk përfaqëson asgjë në interes të LSI-së.

Mes tjerash theksohet se “Komiteti Drejtues Kombëtar ka vendosur çregjistrimin si anëtarë të Lëvizjes Socialiste të të gjithë kandidatëve për deputetë të listës shumëemërore të LSI-së të paraqitur prej saj për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 qershor 2017, të cilët thyejnë vendimin politik të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe pranojnë mandatin e deputetit”.

LETRA E PLOTË:
Drejtuar: Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Tiranë

Lëvizja Socialiste për Integrim me Vendimin Nr. 2 datë 22.02.2019 të Komitetit Drejtues Kombëtar të saj ka vendosur djegien e mandateve të deputetëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Kuvendin e Shqipërisë dhe mospjesmarrjen përfundimtare të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Kuvendin e Shqipërisë.

Komiteti Drejtues Kombëtar ka vendosur çregjistrimin si anëtarë të Lëvizjes Socialiste të të gjithë kandidatëve për deputetë të listës shumëemërore të LSI-së të paraqitur prej saj për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 qershor 2017, të cilët thyejnë vendimin politik të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe pranojnë mandatin e deputetit.

Çdo invidid i listave shumëemërore të LSI, që pranon mandatin e deputetit nuk përfaqëson as formalisht as ligjërisht dhe as politikisht Lëvizjen Socialiste për Integrim ,ndaj edhe dhënia e mandatit çdo njërit prej tyre është antikushtetuese dhe antiligjore, pasi në zgjedhjet politike të 25 qershorit në përputhje me Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor qytetarët shqiptarë kanë votuar për partitë politike dhe jo për individet.

Rezultati i arritur nga Lëvizja Socialiste për Integrim i ka dhënë kësaj partie të drejtën ligjore, që në përputhje me ligjin, të zgjedhë nga lista shumëemërore e LSI përfaqësuesit e saj në parlament, bazuar në radhitjen në listën shumëemërore, të vendosur po nga LSI si parti politike, sipas autoritetit të përfaqësimit, që i jep asaj Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor.

Përfundimisht ju bëjmë me dije se çdo mandat i dhënë nga KQZ nga lista shumëemërore e Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk përfaqëson absolutisht këtë parti. Çdo individ, që pajiset me mandat deputeti nga KQZ nga kjo listë shumëemërore e LSI është i paligjshëm dhe nuk mund të përdorë në asnjë rast as vullnetin politik, por as atributet formale, ligjore dhe publike të perfaqësimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim përfshirë këtu siglën, programin, statutin, emblemën, vulën dhe emrin e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

KRYETAR

MONIKA KRYEMADHI

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular