BallinaSocialeMashtrimi i mikes me kredinë, djali: Më joshi, s’jam politikan

Mashtrimi i mikes me kredinë, djali: Më joshi, s’jam politikan

spot_img
spot_img

Një grua 63-vjeçare sëbashku me djalin e saj i është drejtuar emisionit “Me Zemër të Hapur” në News 24 pasi mikja e familjes i ka mashtruar dy vjet më parë.

Gruaja dhe djali në 2017 morën një kredi prej 5 milion lekësh pasi një mike e familjes së tyre i kërkoi ndihmë. Ata asokohe ishin të papunë por mikja e tyre doli garant se këstet e kredisë do të paguheshin prej saj.
Por nuk ndodhi kështu, sipas djalit ajo pagoi vetëm një vit ndërkohë që kredia sot e kësaj dite vazhdon ende të qëndrojë e pashlyer. 36-vjeçari thotë se kredia u mor për një periudhë 5 vjeçare. Veç kësaj stuate kjo familje po përjeton stres pasi mikja e tyre i ka futur garant edhe për kredi të marra nga njerëz të tjerë.

I ftuar në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News 24, Denis Greva tregoi arsyet pse i besuan mikeshës së shtëpisë. “Na joshi me 300 mijë lekë të vjetra ajo meqë ishim pa punë. Nuk e dinim çfarë rrezikonim, unë jam një njëri me 8 vjeçare jo politikan në karrierë. Ngaqë s’kemi shkollë ndodhin këto. Edhe unë dhe mami jemi me tetëvjeçare. Pastaj më tha edhe oficeri i kredisë që të firmosja pa problem se do paguajë kjo zonja”,- tha Greva.

Situata për këtë familje është bërë e papërballueshme, në njërën anë mikesha e tyre është zhdukur dhe në anën tjetër kjo familje është e papunë, pra rezulton pa të ardhura.

“Unë jam hallexhi, dal në rrugë shes ndonjë rrobë. Ja ku më keni ju thashë atyre të bankës, më merrni më çoni jashtë shtetit të heq ndonjë veshkë se s’kam si e laj kredinë”,- thotë ai.

Nisur nga kjo problematikë 36 vjeçari ka bërë kallzimin në polici dhe kjo e fundit e ka çuar çështjen prej muajsh në Prokurori, por ende sot e kësaj dite prokuroria nuk ka dhënë asnjë përgjigje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular