Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev mbërriti mëngjesin e sotëm në Tiranë në kuadër të një vizite zyrtare. Ai është pritur në Pallatin e Brigadave në një ceremoni zyrtare nga kryeministri i vendit Edi Rama rreth orës 10:00, ndërsa të dy liderët prtiet të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp. Kjo është vizita e parë zyrtare, e Zaev që pas ndërrimit të emrit. Në këtë vizitë ai shoqërohet edhe nga zëvendëskryeministri Bujar Osmani dhe ministri i jashtëm Nikola Dimitrov. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, kryeministri i Maqedonisë së Veriut do të pritet në një takim nga Kreu i parlamentit Gramoz Ruci e personalitete të tjera në vend.