BallinaAktualitetBanorët e Dibrës-Bashës: Socialistët s'paguajnë dritat, biznesi në faliment

Banorët e Dibrës-Bashës: Socialistët s’paguajnë dritat, biznesi në faliment

Ankesat e banoreve te Dibres ndaj qeverise te bera prezent ndaj Lulzim Bashes kane qene te pafundme.

Banor: Jam blegtor, ndër femrat më të mëdha të Dibrës dhe të veriut. Asnjë subvencion. Më keq nuk bëhet. 2 mijë lek një litër naftë. Nuk i hedhim dot zetorit. Kemi shitur lopët. As Enver Hoxha nuk e ka bërë këtë që bën ky kriminel.

Basha: Kur vjen në pushtet me kriminelët, si kriminel qeveris. Dibra më mirë se çdokush tjetër e di se çfarë do të thotë të vish në pushtet me kriminelët. Edhe socilistët e Dibrës e dinë se çfarë do të thotë. Kjo nuk është Dibra e dibranëve, por e Edi Ramës dhe Ymer Lalës.

Banor: Socialistët nuk paguajnë dritat, kanë dhënë urdhër. Faturat i kanë zero. Më kanë thënë se nëse nuk do të paguash edhe ti, hajde me ne. Unë i thash, nuk vij por do i paguaj.

Basha: Kjo nuk është qeveri, kjo është bandë. Duhet ta rrëzojmë një herë e mirë. Mençuria dibrane le të shprehet më 16 mars. Edhe forca juaj.

Që 6.30 në mëngjes kam hapur dyqanin ka bërë vetëm 600 lek të vjetra. Punë nuk ka. Kriza na ka mbuluar. Djalin e kam ccuar emigrant sepse nuk del.

Basha: Dibra është vend punëtor dhe shqiptarët nuk janë dembelë por qeveria e ka kthyer në një vend ku punëtorët ndëshkohen dhe kriminelët ecin përpara. Kësaj duhet t’i japim fund. Ju ftoj më 16 mars në Tiranë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular