BallinaAktualitet100 ditë nga fillimi i Lojërave Olimpike “Paris 2024”, ambasadorja e Francës...

100 ditë nga fillimi i Lojërave Olimpike “Paris 2024”, ambasadorja e Francës në Shqipëri: Suksese ekipit shqiptar

Për herë të parë në një shekull, Franca do të presë Lojërat Olimpike “Paris 2024”, të cilat do të zhvillohen nga 26 korriku 2024 deri më 11 gusht 2024, ndërsa Lojërat Paralimpike nga 28 gusht deri më 8 shtator. Një ditë pas ndezjes së flakës Olimpike dhe 100 ditë para fillimit të Lojërave, Ambasada Franceze në Shqipëri thirri një konferencë shtypi për të nënvizuar aspektet kryesore të kësaj ngjarjeje të madhe.

Këto lojëra do të jenë një festë jo vetëm në Francë, por në të gjithë botën. Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike do të bashkojnë rreth 15,000 atletë që presin me padurim të konkurojnë në 32 disiplina të ndryshme sportive. Mbi 4,500 medalje do të jepen gjatë kësaj ngjarje sportive globale, e cila do të presë 203 delegacione, si dhe 120 krerë të qeverive të shteteve.

Ceremonia e hapjes do të zhvillohet jashtë me një paradë prej 6 kilometrash në ajër të hapur në lumin Seine, duke lejuar kështu këdo në Paris të shohë një ngjarje unike siç është ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike.

Përmes tyre, edhe Franca synon të lërë një trashëgimi të fortë, materiale dhe jomateriale. Lojërat e Parisit 2024 do të përfshijnë transformime të mëdha urbane, me fokus tek qëndrueshmëria dhe gjithëpërfshirja. Këto do të jenë lojërat më më shumë eko-përgjegjshmëri të organizuara ndonjëherë, me gjurmën e karbonit të përgjysmuar në krahasim me edicionet e mëparshme dhe me një fokus të veçantë në ndikimin mjedisor.

Së fundi, këto Lojëra do të jenë një mundësi për të mbështetur çështjet sociale përmes promovimit të barazisë dhe gjithëpërfshirjes. Për herë të parë, në gara do të kenë barazi në pjesëmarrje mes burrave dhe grave. Ndërkohë do të ketë lehtësi në akses për të gjithë vizitorët.

Ne gjithashtu synojmë të promovojmë vlerat e sportit si një mënyrë për integrim, përfshirje dhe mirëqenie, veçanërisht mes të rinjve dhe në shkolla.

Ambasadorja e Ambasadës Franceze në Shqipëri, znj. Catherine Suard tha: “Uroj që ky të jetë një edicion sa më i suksesshëm i Lojërave Olimpike; fat për të gjithë sportistët në garë dhe ndërkohë kam një mendim të veçantë për sportistet dhe sportistët shqiptarë që po përgatiten për këtë garë unike. I uroj suksese ekipit shqiptar dhe shpresoj që të marrë medaljet e para olimpike”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular