BallinaPolitikeDiaspora nesër në protestë, Naim Hasani: Zgjidhja nuk është largimi nga Shqipëria,...

Diaspora nesër në protestë, Naim Hasani: Zgjidhja nuk është largimi nga Shqipëria, por ndryshimi

Naim Hasani,kryetar i degës së Partisë Demokratike në Londër deklaroi gjatë një interviste për Televizionin Fax News se në protestën e nesërme të opozitës do të marrë pjesë edhe një numër i konsiderueshëm emigrantësh.

Hasani tha se në një sistem demokratik vota nuk mund të blihet dhe as nuk mund të shitet, blerja artificial e disa personave sipas tij, nuk i shërben as Partisë Socialiste e as Partisë Demokratike të cilat janë asete dhe pasuri kombëtare.

Sipas tij, “emigrantët duhet të kenë të drejtën e votës, zgjidhja nuk është largimi nga vendi por ndryshimi i vendit. Parlamenti është tempulli i demokracisë dhe nuk duhet të mbushet me njerëz që janë produkt i votave të blera. Parlamenti sot nuk është vullnet i popullit por i blerjes së votave dhe kjo është edhe arsyeja e protestës së nesërme. Opozita nuk mund të bëhet palë me krimin. Djegia e mandateve ishte një vendim i vështirë, por i drejtë dhe protestat nuk i bëjnë dëm çeljes së negociatave”.

Sipas Hasanit, 50% e shqiptarëve sot jetojnë jashtë territorit shqiptarë dhe ata nuk janë të përfaqësuar. Hasani shprehu pakënaqësinë e tij edhe për mbajtjen e Samitit të Dytë të Diasporës duke argumentuar se u shpenzuan shuma marramendase parash pa asnjë produkt i cili mund t’ju ofrojë zgjidhje emigrantëve të diasporës. Ne Sami u shpenzuan shuma marramendase parash pa asnjë produkt i cili mund t’ju ofrojë zgjidhje emigrantëve të diasporës. U  shpenzuan shuma marramendase parash pa asnjë produkt i cili mund t’ju ofrojë zgjidhje emigrantëve të diasporës.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular