BallinaKronikeKapet 36-vjeçari fierak, pjesë e bandës së Met Kananit

Kapet 36-vjeçari fierak, pjesë e bandës së Met Kananit

Një 36-vjeçar banues në Fier është kapur sot nga policia për veprën penale të trafikimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Sipas policisë, në pranga përfundoi shtetasi me iniciale, G.V, 36 vjeç, banues në Fier. Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit ‘Precizioni’.

Gjithashtu ndaj 36-vjeçarit, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg”.

Ky operacion ka nisur dy vite më parë, ndërsa bashkë me këtë janë arrestuar 67 persona si dhe është sekuestruar një sasi e madhe droge, pesha e së cilës shkonte në 8.4 ton dhe vlera financiare rreth 10 milionë euro. Arrestimet e këtyre shtetaseve janë kryer në disa qytete të vendit si në Tiranë, Shkodër, Elbasan, Vlorë, Fier, Korçë dhe Lezhë.

Arrestimi i fierakut 36-vjeçar çon në 40 numrin e të arrestuarve, të cilët rezultonin të ishin pjesë e bandës së Met Kananit, i cili ndryshe njihet i ‘Eskobari shqiptar’. Në Turqi vitin e kaluar janë prangosur 4 persona të tjerë, përfshirë edhe kokën e grupit, shqiptarin, Meta Kananin.

Njoftimi i policisë:
Arrestohet një tjetër shtetas në kuadër të operacionit “Precizioni” për veprën penale “Treafikimi i lëndëve narkotike”.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Precizioni”, Sektori për Hetimin e Krimit të Organizuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Drejtorinë Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit:

G.V, 36 vjeç, banues në Fier.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg” për shtetasin G.V, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Ekzekutimi i vendimit të Gjykatës është në vazhdim të operacionit policor “Precizioni” në funksion të procedimit penal të vitit 2017.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular