BallinaOP EDMe Parlamentin e krimit e turpit Shqipëria nuk meriton të jetë vend...

Me Parlamentin e krimit e turpit Shqipëria nuk meriton të jetë vend i BE

Nga Edmond Stojku

Gjej rastin ta falenderoj për prezencën e shpeshtë në Bashkinë e Kamzës te kryetares se LSI, Monika Kryemadhi.
Kjo tregon interesimin jo vetëm të kryetares se LSI, Monika, por dhe të Kryesisë dhe të gjithë partisë për këtë Bashki. Sepse kjo Bashki është Bashkia e gjashtë në vend, e cila ka në të vërtetë moshën më të re në të gjithë Republikën, pikërisht për këtë arsye do doja sot ti prezantoj me krenari në fakt ekipin politiko-elektoral të LSI këtu në Kamëz.

I gjithë ky që shihni është ekipi i cili do të sigurojë fitoren dhe një mandat deputeti në zgjedhjet që do të vijnë. Sot do doja ti thosha një sekret Kryetares që kam pasur në dorë t’ia them dhe personalisht por dua t’ia them publikisht. Unë kam qenë në listën e kandidatëve për deputetë të qarkut Tiranë në numrin 21. Sinqerisht ndihem i nderuar që kam qenë në atë listë, kam falenderuar Kryesinë, Kryetarin në atë kohë, z.Meta që isha present në atë listë sepse për mua ishte vlerësim shumë i madh.

Sot dua ti them Kryetares, sipas gjithë atyre që kemi dëgjuar këto kohë në media që edhe unë kam këshilltarët e mi. këshilltarët e mi nisin nga Fushë Kërçiku, vazhdojnë me Babrru qendër, dalin poshtë Paskuqan 1, Paskuqan Vresht, zbresim më poshtë në Paskuqan 2, pastaj vijnë në Laknas, ka në Frutikulturë ka në Bulshesh. Nuk ka vend që nuk ka.

Natyrisht dhe në Bathore sepse është zemra e Kamzës. Dhe të them të drejtën të gjithë këshilltarët e mi të dashur që ndodhen këtu dhe ndoshta rrallë ndonjë mund të mos jetë, kur i pyeta, ç’të bëj me mandatin që mund të më ofrojnë më thanë: Në këtë Parlament të krimit, as ti as ju, as një nga ne nuk mund të jetë prezent sepse ky nuk është vetëm Parlamenti I krimit, ky është dhe parlamenti i turpit. Sepse ky u turpërua, pikërisht me deputetët zëvendësues.

Është hera e parë që ekziston si koncept kjo fjalë. Pra për herë të parë në politikën shqiptare ne morëm vesh që ka dhe deputetë zëvendësues. Dhe mu kujtua një film i kohës së Enverit, Zëvendësuesi i Grave. Pra miqtë e mi, këshilltarët e mi, pjesa më e rëndësishme e LSI së Kamzës më thanë, në Parlamentin e krimit ti nuk ke pjesë.

Por nga sot e tutje ky do të quhet Parlament i krimit dhe Parlament i turpit. Dhe pikërisht për këtë arsye ne nxorëm konkluzionin që të rindërtojmë nga fillimi ekipin elektoral sepse zgjedhjet janë afër, sepse janë zgjedhje Parlamentare. Sepse ky Parlament është ilegjitim.

Se ky Parlament ka dal jashtë funksionit, ky është një Parlament që jo vetëm nuk i ka 140 deputetë, por është një parlament që ka brenda vetes deputetë që është pozita, ka dhe deputetë zëvendësues, pra Parlament me rezerva, pra të gjithë miqtë tanë duhet ta kuptojnë një herë e mirë që pa rrëzuar këtë Parlament të krimit dhe të turpit Shqipëria nuk do të bëjë përpara, pa rrëzimin e Parlamentit të krimit dhe të turpit.

Shqipëria nuk meriton të jetë vend anëtar i Bashkimit Europian dhe po nuk e rrëzuam këtë Parlament të krimit dhe të turpit, ne nuk mund të rrëzojmë dot varfërinë, injorimin, terrorin që ekziston në këtë vend, terroi i shtrirë në të gjitha fushat e jetës, është e turpshme që sot në vitin 2019 të deklarohet në popullatë kam frikë të marr pjesë në miting, kam frikë të deklarohem se jam në këtë parti, as në kohën e vulëhumburit frika nuk ishte kaq e madhe, por kjo frikë është kaq e madhe sot sepse kërcënohen njerëzit me bukën e gojës, kërcënohen njerëzit pikërisht për atë që ata kanë më të shtrenjtë, për misionin e familjes së tyre.

Unë ju bëj thirrje, ka ardhur koha ti themi jo frikës, ta shmangim frikën, frika nuk është e jona, frika nuk na takon neve, ne sot këtu jemi me një mision, pra ne nuk jemi thjesht në një fushatë elektorale, ky që po ju them sot është mision, misioni është më i madh se një fushatë elektorale, misioni është të largojmë rilindjen, këtë kufomë e cila po qelb dynjanë, të largojmë urgjent këtë sekt kriminal, i cili po e shkatërron këtë vend, po e shpopullon këtë vend.

Ti themi jo qeverisë së krimit, qeverisë së turpit dhe mbasi të largojmë këtë qeveri të vij një fushatë elektorale, ku të gjithë forcat politike të tregojnë vlerat e tyre, në radhë të parë vlerat njerëzore dhe mbiu to të vendosim vlerat politike

Garantoj Kryetaren e LSI-së Znj. Kryemadhi, garantoj deputetët prezentë, garantoj kryesinë e LSI-së që ekipi i LSI Kamëz, nuk lë dot pa e përmendur dhe Paskuqanin se aty kam qenë më parë koordinator, do ti siguroj me patjetër një mandat Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe këtë mandat do ta marrin që sot, mbi këtë mandat do kërkoja të na e dinte për nder edhe një herë ju falënderoj shumë për prezencën, do të jemi bashkë si çdo ditë, do vazhdojmë të punojmë përsëri çdo ditë deri në fitoren tonë përfundimtare, largimin e qeverisë së krimit dhe të turpit dhe fitoren me patjetër të mandatit të deputetit në Kamëz. Faleminderit

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular