BallinaAktualitetMijera qytetarë nga rrethet nisen drejt Tiranës për të iu bashkuar uraganit...

Mijera qytetarë nga rrethet nisen drejt Tiranës për të iu bashkuar uraganit popullor

Qytetarë dhe simpatizantë të opozitës nga rrethet janë nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm drejt kryeqytetit për të marrë pjesë në protestën e organizuar nga opozita e cila zhvillohet në orën 11:00 para Kryeministrisë.

Ish deputeti i Fierit: Policia tenton të pengojë protestuesit

Nisja e protestuesve nga qyteti i Fierit ka filluar që në orën 7:00 të mëngjesit të kësaj të shtune. Të organizuar me automjete e furgone, por edhe me makina private drejt kryeqytetit. Kreu i PD Fier, ish deputeti Luan Baci thotë se disa prej pjesëmarrësve në protestë janë marrë në telefon nga policia gjatë natës për të mos qenë në proteste ditën e sotme, por të paraqiten në komisariatin e policisë në orën 9:00 te këtij mëngjesi.

Protesta e opozitës në Tiranë, nisen 10 autobusë nga Lezha

Nga Lezha mësohet se janë nisur rreth 10 autobusë drejt protestës së Tiranës. Qytetar te shumte nga qarku Lezhë do mblidhen në kryeqytetin shqiptar për të protestuar ndaj qeverisë.

‘Shkodranët si njerëz të lirë drejt Tiranës’/ Spahia: Rama i ka orët e numëruara

Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia, i cili është edhe organizatori i protestuesve që vijnë në Tiranë Nga Shkodra, në një prononcim për mediat, është shprehur se, opozita nuk ka ndonjë skenar për protestën e sotme pasi gjithçka është në dorën e qytetarëve.

“Shkodranët nisen drejt Tiranës si njerëz të lirë për të shkulur nga themelet një sistem të kalbur i cili drejtohet nga banda kriminale që sot drejton vendin. Sot me mijëra bashkëqytetarë tanë kanë zgjedhur protestën si mënyrën e vetme për t’u përballur me këtë bandë kriminale.

Edi Rama dhe banda e tij i kanë orët e numëruara. ‘Edi Rama ik’ është kryefjala e qytetarëve. Ne e kemi thënë vazhdimisht skenarin e vendosin vetë qytetarët shqiptarë. Frika i ka hyrë në palcë Edi Ramës dhe bandës së tij”, shkruan Spahia.
Protesta e opozitës, që pritet të jetë më e madhja e viteve të fundit, nis në ora 11:00.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular