Pas Euronews, Washington Post, RFI, VOA, Washington Post etj, edhe rrjeti ndërkombëtar i lajmeve Al Jazeera i ka dhënë hapësirë protestave të opozitës në Shqipëri.
Sipas asaj që shkruan media aziatike, opozita shqiptare proteston kundër qeverisë së korruptuar dhe të kapur nga trafikantët e drogës.
“Opozita shqiptare ka mbajtur protestën e saj më të fundit kundër asaj që ajo e quan sistemi i korruptuar politik. Ajo kërkon zgjedhje të parakohshme, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe që trafiku i drogës të ndalë kontrollin mbi qeverinë, shkruan rrjeti ndërkombëtar i lajmeve Al Jazeera.
Muajin e shkuar, opozita shqiptare dogji mandatet dhe doli nga parlamenti, shprehet reporteri i “Al Jazeera”, John Psaropoulos.
Psaropoulos, i cili ka ndjekur nga zhvillimet më të fundit në Tiranë, ka zhvilluar edhe një intervistë me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Basha, në intervistën e tij, ndër të tjera shprehet se, “qeveria e lidhur me botën e krimit ka aq para sa të kontrollojë edhe zgjedhjet elektorale”.
kreu i opozitës shton duke theksuar se, qeveria kontrollon gjithçka, pushtetin, ekonominë, policinë, sistemin gjyqësor etj.
“Është bërë e mundur që njerëzit e krimit të organizuar të jenë pjesë e Parlamentit shqiptar dhe kryetarë bashkish. Shteti është i kapur nga krimi i organizuar”, thekson Basha në intervistën e tij.
Në reportazhin e tij nga Tirana, gazetari i Al Jazeera shprehet ndër të tjera se mijëra të rinj shqiptarë detyrohen të lenë vendin çdo vit për të kërkuar punë në vende të tjera.
“Cila do të jetë e ardhmja e Shqipërisë? Kjo është një pyetje në mendjet e njerëzve duke parë që procesi politik po ecën në ujëra të paqarta”, shprehet Al Jazeera në reportazhin e saj.
Këtu mund ta ndiqni reportazhin:
https://www.aljazeera.com/news/2019/03/albania-corruption-demands-grow-political-clean-up-190317085036417.html?fbclid=IwAR26iU1oiA0P1h43bGF72dbnAwZKsiSwIQUCkIFfItRWC0T8_0BMTjAG-hg
… [Trackback]
[…] Read More on that Topic: startnews.news/2019/03/17/al-jazeera-per-shqiperine-basha-rinia-largohet-nga-shqiperia-qeveri-tranzitore-per-ti-dhene-fund-blerjes-se-votave/ […]
Comments are closed.